Status
Not open for further replies.
  • Tirane, ofroj vend pune Konsulent Shitje ne Dyqan

Balfin Group, është një ndër grupet private më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, I pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimevedhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji,etj.

Nettrade Albania është pjesë e Balfin Group dhe është lider në shitjet online në Shqipëri ku menaxhonë disa prej platrofmave më të suksesshme si www.aladini.al www.beba.al www.bukinist.al www.idedhuratash.al

Titulli i pozicionit:Konsulent Shtije ne Dyqan
Departmenti: Retail
Vendndodhja: Tiranë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Asistenca ndaj klientit për pyetje dhe informacione që i nevojiten.
  • Mirëmbajtjen e rrafteve të dyqanit duke prezantuar produktet sipas skemës dhe standarteve të percaktuara.
  • Informimin dhe asistimin e klientit për mënyrat e porositjes online.
  • Të kuptojë nevojat e klientit dhe ti dijë ti sugjerojë alternativat më të mira që ne ofrojmë.
  • Të përcjellë vlerat dhe standartet e kompanisë tek klienti nepërmjet sjelljes së tij.
  • Të demostrojë funksionalitetin dhe mënyrën e punës së produkteve.
  • Të mbajë llogarinë e arkës së tij duke berë hapjet dhe mbylljet korrekte të turnit.
  • Të paketojë dhe sistemojë për klientin produktet e shitura.
  • Të kujdeset për vendosjen e cmimeve korrekte në cdo produkt.
  • Të bejë inventarin dhe të kujdeset për parandalimin e humbjeve në inventar.

Kualifikimet dhe aftësite:
  • Të ketë eksperiencë në shitje me pakicë të paktën 1 Vit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Bashkëpunimi I mirë në grup.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Aftësi të mira në shitje.


Kushte e punës: Nettrade Albania ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@nettrade.al deri më datë 15 Janar 2020.
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
 


Apply
Status
Not open for further replies.
Back
Top