• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivietin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. Te pranishem ne tregun kombetar dhe nderkombetar, per klientin tone ne ofrojme Tregun e markave kryesore nderkombetare, te kualitetit te larte dhe me cmim konkurues.“Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: EKONOMISTE

Pershkrimi i Punes

Regjistrimi i dokumentacionit ne kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe te bej ndjekjen e tyre
Menaxhimi i arketimeve dhe pagesave nepermjet sistemit bankar dhe arkës.
Pergatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhezimeve te pergjegjesit te Finances.
Mbajtja e marredhenieve dhe rakordimi me klientet, furnitoret.
Mbajtja e kartelave te debitoreve dhe kreditoreve dhe te cdo llogarie kontabile
Realizimi i flete-hyrjeve dhe flete-daljeve ne Magazine
Mbajtja e gjendjes se inventarit te magazines, kartelave te artikujve dhe te bej rakordimin me kontabilitetin
Analiza te ardhurash dhe shpenzimesh.

Kualifikime/ Kerkesa:
Diplome te shkolles se larte ne Fakultetin Ekonomik.
Te kete njohuri shume te mira te paketes baze MS Office (windows, excel; Power Point) Programit Financa 5, Programi Bilanc perben Avantazh
Te kete pervoje pune jo me pak se 2 vjet ne profil te njejte.
Te kete aftesi shume te mira ne kontabilitet
Te kete aftesi te mira menaxhimi

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryeje dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.
 


Apply
Back
Top