• Tirane, Kurse Formimi profesional Kontabilitet/Praktike ne Zyre Kontabiliteti

KURS PROFESIONAL FINANCE - KONTABILITET PRANË STUDIO "AL CONSULTING & SERVICES" TIRANË

STUDIO "AL CONSULTING & SERVICES" TIRANË ju vjen në ndihmë studentëve, të sapo-diplomuarve në fushen e Ekonomise , si dhe ekonomistëvë te rinj ne përmirësimin e aftësive të tyre profesionale, ne mesimin e programit financiar FINANCA 5, njekohesisht DEKLARIMEVE ONLINE dhe BILANCIN.

Kursi zhvillohet individualisht dhe zgjat 25 seanca.Oraret e kursit pershtaten sipas interesit tuaj (perfshire fundjavat). Si synim të përgjitshëm ky program trajnimi ka qe të kontribuojë në përmirësimin e njohurive profesionale . Pagesa mund te behet me keste ose ne perfundim te trajnimit. Praktikat kryesore që praktikanti do të mesojë janë si më poshtë:
  • Kurs Praktik për mbajtjen e Kontabilitetit për Biznesin e Madh, të Mesëm dhe Biznesin e Vogel sipas Legjislacionit Shqiptar të Azhornuar me Paketën e Re Fiskale 2019, SKK-ve, SNK-ve, Legjislacionin Tregtar, Tatimor dhe Doganor. Gjatë kursit punohet me Dokumenta Financiare Origjinale që plotësohen nga vet kursantët për cdo veprim ekonomik që bëhet nga Ekonomistët në një kompani biznesi reale.
  • Marrëdhëniet me Shtetin: Përpilime dhe Deklarime Online të Librave te Blerjeve dhe Librave te Shitjeve. Llogaritja e T.V.SH-së, FDP-të. Veprime Doganore, Listë Pagesa "Sigurimet’’. Tatimi mbi të ardhurat personale ''TAPI''. Tatimi në Burim i Qerase. Tatim Fitimi. Deklarimi Punonjësve tek Tatimet, Zyra e Punës. Deklarimi i Aktivitetit te ISHP-së. Rregjistri i Aksidenteve në Punë. Kontrata Pune. Libreza Pune. Libreza Shëndetesore. Leje Qëndrimi dhe Leje Pune për të Huajt. Hartime Statuti, Akte Themelimi, Vendime Ortakësh, Kontrata Qëraje, etj. Veprime Blerje, Shitje, Arka, Banka, Amortizime, Normat e Këmbimit, Taksa Vendore etj.
  • Veprime Magazine: Fletë Hyreje – Fletë Dalje, Stoku etj.
  • Përgatitje për Pasqyrat Financiare Vjetore (Bilanci), Cash Flow, PASH, Pasqyra e Kapitalit, Analiza dhe Raportet Financiare.
Kursi do te zhvillohet ne menyre praktike me shembuj nga kompani reale dhe duke perdorur programin FINANCA 5.

Për cdo informacion të mëtejshëm lutemi të na shkruani në: albana.consulting@gmail.com

AL Finance Consulting & Services
Rruga "Perlat Rexhepi" 3/B1
Sheshi "Willson" , Tirane
+355 69 88 00 568
 


Contact WhatsApp
Back
Top