• Inxhinier Kostoist

SD_INVEST_Cover.jpg


Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin:


INXHINIER KOSTOIST


Përshkrim i përgjithshëm

Inxhinier/e Kostoist do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave, analizave teknike dhe zërave të rinj të punës, analizat e çmimeve, përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Përgatit Situacionet mujore, librezat e masave, analizë të çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
  • Realizon rakordimet mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
  • Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
  • Raportimin e kostove të objekteve tek Manaxheri i Projektit, Drejtori i Departamentit të Menaxhimit dhe të Financës.
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me çështjet e kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor.
  • Kontrollon çmimet e dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Manaxheri i Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.
  • Kontribuon në përgatitjen buxhetit mujor dhe Cash Flow të përcaktuar për objektin.
  • Informohet për raportet mujore të inventarizimit të materialeve.

Kualifikimet dhe Aftësitë


  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 5 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventim.
  • Të zotrojë mirë Paketën Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
  • Të jetë i azhornuar me çmimet fiskale për objekte të ndryshme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.


Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 20.09.2019 në adresën email:
hr@kodraediellit.com


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top