• Menaxher Mirembajtie - Profili Elektro-Mekanik

SD_INVEST_Cover.jpg


“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:

Menaxher Mirëmbajtie - profili Elektro-Mekanik

Përshkrim i përgjithshëm

Qëllimi i pozicionit është ruajtja dhe mirefunksionimi i te gjitha sistemeve dhe pajisjeve elektro mekanike me qëllim sigurimin e funksionimit te tyre, ruajtjen e cilësise dhe rritjen e efiçencës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Planifikon mënyrën e realizimit të detyrave që i janë ngarkuar;
  • Realizon detyrat e ngarkuara në kohë dhe me cilësi të lartë, komform rregullave dhe procedurave të përcaktuara të kompanisë;
  • Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e eficiencës në punë;
  • Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave që i janë ngarkuar dhe i raporton ato tek Drejtroi i menaxhimit te Prones.
  • Raporton dhe informon në vazhdimësi tek Drejtrori i menaxhimit te prones, sipas kërkesës së këtij të fundit mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
  • Këshillon në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësin e sektorit, lidhur me ndërmarrjen e nismave të ndryshme;
  • Zbaton me korrektësi rregullat e etikës dhe disiplinës në punë;
  • Ruan konfidencialitetin e të gjitha materialeve të klasifikuara si të tilla;
  • Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimmarrjet e drejtorisë;
  • Realizon detyra të tjera që i ngarkohen.

Kualifikimet dhe aftësitë


  • Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise Megatronike ose Elektrike / Mekanike/
  • Të ketë specializime/certifikata të ndryshme në fushat e Inxhinierisë Elektro Mekaike.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në pozicione të ngjashme.
  • Të zotrojë Paketen Office, Autocad dhe programe të tjera të programit Inxhinieik.
  • Njohuri të mira në mira në gjuhën Angleze.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.10.2019 në adresën email:
hr@kodraediellit.com


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top