• Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

Profesionisti_banner.jpg

Profesionisti në emër të një Klienti, i cili është një nga Agjencitë Marketing më të mirënjohura në Shqipëri, po rekruton Graphic Designer.

Qëllimi i Pozicionit:
Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e konceptimit dhe realizimit të kreativës dhe grafikës në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga Kompania.

Detyrat dhe Pergjegjë
site:

  • Mban komunikim të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit/Klientin që nga fillimi deri në perfundimin e një kreative me qëllim realizimin 100% të kërkesës së tij/Klientit. Garanton përkthimin e synimeve të Menaxherit të Projektit/Klientit në strategji kreative. Kontribuon aktivisht me sugjerime tek Menaxheri i Projektit/Klienti në lidhje me kreativa të ndryshme. Krijon dhe prezanton kreativa të ndryshme publicitare në kohën dhe cilësinë e kërkuar nga Menaxheri i Projektit/Klienti.
  • Garanton saktësinë e materialeve të prodhuara në nivel përpuethshmërie me kërkesat e Menaxherit të Projektit/Klientit në anën konceptuale dhe vizuale. Kujdeset për anën drejtshkrimore të materialeve duke njoftuar Menaxherin e Projektit/Klientin.
  • Azhornohet me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin komunikim, marketing dhe publicitet. Njofton dhe sugjeron orientime në lidhje me furnitorë të jashtëm për kreativa të ndryshme të cilat mund të nënkontraktohen.
  • Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:

Arsimimi: Diplomë universitare ne Graphic Design.
Pervoja e Punes: Përvojë të mëparshme pune në pozicione të ngjashme në një Agjenci Komunikimi / Publicitare.

Aftësi te tjera:


  • Aftësi të forta kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve Paketa Adobe (Indesign, Photoshop, Illustrator, Acrobat). Njohja e programeve shtesë të Adobe (Aftereffects dhe Animate) si dhe softet 3D (3D max, Cinema 4D, Scetchup përbëjnë avatazh.
  • Aftesi shume te mira komunikuese.
  • I orientuar drejt arritjes së rezultateve.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me Klientët.
  • Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise,
Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre si dhe portofolin e puneve, tek adresa rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top