• TIA ofron vend pune Zjarrfikes

tia_header.gif

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
ZJARRFIKES

i cili do të raportojë tek Shefi i Shërbimeve të Mbrojtes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Të ndërhyjë me gjithë pajisjet e duhura për të fikur zjarrin, mbrojtur dhe shpëtuar njerëzit dhe pronat
  • Ti përgjigjet të gjithë rasteve të aksidenteve, incidenteve, fatkeqësive dhe emergjencave në zonën e aerportit
  • Të ofrojë shërbime të nevojshme si fikja e zjarrit, shpëtimet e emergjencave, kërkimi dhe shpëtimi i personave të plagosur dhe të bllokuar, dhe largimi i materialeve të rrezikshme
  • Të jetë gjithnjë në gatishmëri të lartë për te vepruar në emergjencat e mundshme
  • Të operojë fikëset e zjarrit dhe pajisjet e tjera në rastet e emergjencave, dhe makinën zjarrfikëse nëse është e nevojshme
  • Inspekton, riparon, pastron dhe mirëmban pajisjet dhe mjetet e punës
  • Merr pjesë në një sërë operacionesh parandalimi të zjarrit dhe stërvitje për emergjenca
  • Ndihmon Njësinë e Ndihmës së Shpejtë në dhënien e ndihmës së shpejtë

Aftësitë dhe kriteret e kërkuara:

  • Shtetas Shqiptar
  • Të jetë i/e moshës nën 30 vjeç
  • Preferohet Diplomë Universiteti nga Akademia e Sigurisë, Akademi Ushtarake, Universiteti i Sporteve, Inxhinieri (Mekanike, Elektrike, ose të ngjashme)
  • Leje drejtimi e kategorisë C (preferohet)
  • Të ketë zotësi të plotë të veprojë; i shëndetshëm dhe fizikisht i aftë të kryejë detyra të rrezikshme
  • Të mos jetë përjashtuar nga shërbimi zjarrëfikës, Policia e shtetit apo nga institucione të tjera shtetërore
  • I padënuar për kryerje vepre penale
  • Nivel mesatar i gjuhës angleze
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë
  • I aftë të punojë në grup
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: human-resources@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).


Data e mbylljes së aplikimeve 8 Shtator 2019

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top