Tirane, ofroj vend pune Drejtor,Njësia Kontrolli i Vazhdueshëm&Risku Operacional
Qëllimi i punës:
Siguron kontrolle të nevojshme me qëllim minimizimin e riskut financiar, operacional dhe reputacional të kompanisë, nëpërmjet një proçesi të vazhdueshëm që përfshin identifikimin, matjen, kontrollin dhe monitorimin e riskut të aktiviteteve/proçeseve/proçedurave të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
Kërkesat për pozicionin:
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 30 Gusht 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

- Siguron një strukturë të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse të menaxhimit të riskut operacional, e cila mundëson zhvillimin dhe përditësimin e politikave, metodologjive, proçeseve dhe mjeteve për një menaxhim efektiv të rrezikut operacional;
- Shqyrton dhe vlerëson, nën perspektivën e riskut operacional, implikimet që mund të kenë produktet, aktivitetet, proçeset dhe sistemet në profilin e riskut të kompanisë në mënyrë që të sigurojë mjaftueshmërinë e mekanizmave të kontrollit të brendshëm;
- Përcakton, në bashkëpunim me drejtuesit e departamenteve/njësive, kontrollet e vazhdueshme dhe frekuencën e tyre me qëllim minimizimin e risqeve të identifikuara;
- Kryen analizë të thellë, në të gjitha fushat, për të identifikuar hendekun që ka shkaktuar humbjet operacionale dhe incidentet; Siguron që ka ndarje të përshtatshme të detyrave të punonjësve;
- Monitoron zbatimin e planeve të veprimit të dakorduara me përgjegjësit e proçesit/produktit /sistemit dhe raporton statusin e tyre në komitetin përgjegjës;
- Ofron mbështetje dhe trajnon të gjithë stafin për raportimin e ngjarjeve të rrezikut operacional në përputhje me kuadrin e brendshëm rregullativ.
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;
- Preferohet eksperiencë 5-vjecare në funksionet e kontrollit ose 3 vite eksperiencë manaxheriale, preferueshëm në sektorin bankar ose Institucionet Financiare;
- Njohuri shumë të mira dhe eksperiencë pune me kuadrin rregullativ dhe standartet e manaxhimit të riskut operacional;
- Aftësi analitike dhe ndërgjegjësimi për risqet, duke përfshirë aftësinë për të dhënë prioritete dhe për të bërë sintezë të shkurtër të çështjeve;
- Proaktiv dhe i/e organizuar;
- Aftësi të provuara për të manaxhuar shumë detyra njëkohësisht;
- Aftësi të shkëlqyera raportuese.