SXD

  • Tirane, kurse Formimi profesional Organizimi i Kontabilitetit Financiar i lidhur me Kontabilitetin e Kostos dhe Drejtimit

Kurs: Organizimi i Kontabilitetit Financiar i lidhur me Kontabilitetin e Kostos dhe Drejtimit ne Firmat e Prodhimit.
(kliko per me shume detaje).

Shpesh herë, një kontabilist apo financier i ri, megjithëse teorikisht mund ti kuptojë si Kontabilitetin Financiar ashtu dhe Kontabilitetin e Kostos dhe Drejtimit, ka vështirësi në praktikat reale të punës për të realizuar organizimin e kontabilitetit Financiar dhe mënyrën e qarkullimit të dokumentacionit në një Firmë Prodhimi, duke e lidhur këtë me Kontabilitetin e Kostos dhe Drejtimit.

Shmangja e kësaj lidhjeje midis tyre(Kontabilitetit Financiar dhe Kontabilitetit të Kostos dhe Drejtimit), nuk është pa pasoja.Duke vepruar pa patur parasysh egzistencen e domosdoshme të kësaj lidhjeje,deformohet rezultati i shoqërisë,vlerat fakike të inventareve të prodhimeve në proces apo atyre të përfunduara në fund të një viti ushtrimor mbivlerësohen ose nënvleresohen duke denatyralizuar rezultatin .

Në këtë kurs kemi përdorur një shëmbull real, të cilin e kemi realizuar në një Firmë Prodhimi që funksionon e organizuar me tre Departamente apo Reparte Pune,duke shpjeguar paralelisht mënyrën e organizimit të Kontabilitetit Financiar të lidhur me Kontabilitetin e Kostos dhe Drejtimit.

Pra, si do të organizohet Kontabiliteti Financiar dhe si do të veprohet konkretisht me koificentët e shpërndarjeve të shpenzimeve të përgjithshme të reparteve apo të nd-jes ,me koificentët e rëndimit,me transferimet e qëndrave të kostos nga një Departament apo Repart pune deri në Departamentin apo Repartin e fundit, në të cilin përfundon prodhimi i produkteve të gatëshme,përcaktimi i kostove faktike jo vetëm i produktit përfundimtar por edhe atyre të ndërmjetëm apo në proces e shume më tepër….duke e lidhur shpjegimin edhe me përdorimin e programeve kompjuterike Financa 5 apo Alpha web.

Ky kurs, do ti vijë në ndihmë një studenti, për të kuptuar si Kontabilitetin Financiar ashtu edhe atë Të Drejtimit dhe Kostos dhe mbi të gjitha rëndësinë e lidhjes që egziston midis tyre.

Ndërkaq, një Kontabilisti të dipllomuar do ti vijë në ndihmë për të bërë organizimin e Kontabilitetit Financiar në një Firmë Prodhimi, pa e shkëputur atë nga Kontabiliteti i Kostos dhe i Drejtimit.

Ky kurs realizohet brënda 10 orësh dhe është invidual ose maksimumi me dy pjesmaresa.

Në fund të këtij kursi pjesmarsit do ti jepet materjali prej rreth 80 faqe i lidhur në formën e një libri,ky materjal do ti sherbeje atij si nje shembell per ta perdorur ne pune e tij.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me ne në zyrën tonë:

STUDIO E KONTABILITETIT
KONTABEL I MIRATUAR
SAZAN XHIALLI
TEL: 069 57 74 851
Adresa:Rruga Arkitekt Sinani,Pallati 10 kati 1,(te Bryli,prapa “bar-pixeri –cassino Triss”,ish Rozafa)



Cel. : 0695774851
 


WhatsApp
Back
Top