• Tirane, Internship Financiere

MUNDËSI INTERSHIP NË FINANCË

“GoldsMath” sh.p.k është një kompani e themeluar në vitin 2001 dhe aktiviteti i saj fokusohet në ofrimin e shërbimeve të specializuara në fushën e auditimeve ligjore, konsulencave financiare, certifikimit të deklaratave tatimore, kontabilitetit, tatim – taksave për sektorë të industrive të ndryshme të ekonomisë, për entitete private dhe publike.

Profili i kandidatit


Kualifikime dhe karakteristikat personale:
◦ Diplomë universitare në degën Financë - Kontabilitet (bachelor dhe master);
◦ Eksperiencë ose trajnime të ndryshme në fushën e financës;
◦ Njohuri shumë të mira në gjuhët e huaja italisht dhe anglisht;
◦ Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
◦ Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.

Përfitime nga intershipi


Kandidatët do të kenë mundësi:
◦ të punojnë nga afër me ekspertë të fushës;
◦ të angazhohen me projekte konkrete;
◦ të aftësohen dhe rriten profesionalisht.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@goldsmath.com.

Afati i fundit i aplikimit: 30 Shtator 2019
 


Apply
Back
Top