• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Planifikimit të Kërkesës

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist i Planifikimit të Kërkesës

Ky rol përfshin përcaktimin dhe ruajtjen e parametrave të planifikimit të stokut, të lëndës së parë dhe produktit të gatshëm, planifikimin e kërkesës dhe programimin e prodhimit në përputhje me strategjitë e CCBS për të arritur objektivat e përcaktuara. Monitoron nivelet e stokut, planin e marketingut, kërkesat e shitjes dhe konvertimin e këtyre kërkesave në plan prodhimi duke u koordinuar me departamentet përkatëse.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Analizon, koordinon dhe planifikon plotësimin e kërkesave në kohë.
  • Krijon parashikimin e lëndës së parë dhe prodhimit me frekuencë javore, mujore dhe vjetore duke u nisur nga identifikimi i materialeve që duhen të prokurohen, analizon dhe koordinon kohën e nevojshme të prodhimit me kohën e dorëzimit të materialeve.
  • Planifikon, në bashkëpunim me Menaxherin e Mirëmbajtjes kohën që duhet për kryerjen e ndërhyrjeve të mirëmbajtjes.
  • Publikon urdhërat për prodhimin ditor në sistem.
  • Optimizon nivelet e stokut të lëndës së parë, produktit të gatshëm dhe ambalazhit.
  • Përgjegjës për analizimin, identifikimin dhe zbutjen e riskut në të gjithë zinxhirin e kërkesës.
  • Koordinon me zyrën e blerjeve për të plotësuar çdo kërkesë të ardhur, duke marrë në konsideratë si aspektet financiare, kualitative dhe logjistikën e furnizimit.
  • Propozon dhe zbaton zgjidhje për të përmirësuar saktësinë e parashikimit të kërkesës.
  • Monitoron dhe raporton për ndryshime të rëndësishme në parashikimet e shitjeve apo buxheteve

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplome Universitare në degët Ekonomi, Informatikë, Matematikë.
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm.
  • Aftësi të përcaktojë prioritetet dhe të arrijë afatet e caktuara.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizative dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 11 Gusht 2019.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top