• Tirane, ofroj vend pune Supervizor për Kredinë për Individë

Qëllimi i punës:
Siguron mbarëvajtjen e proçeseve operacionale dhe ofrimin e një shërbimi cilësor dhe profesional pranë Agjencive të Kredive për Individë.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Manaxhimi i punonjësve në degë/agjenci ku përfshihet përcaktimi i skeduleve/shifteve të orareve të punës për Specialistët e Shërbimit të Klientit;
  2. Sigurohet për zëvendësimin në kohë të punonjësve Specialist Shërbim Klienti në degë/agjenci në rast mungesash dhe adreson në kohë tek Drejtori i Njësisë për Individë nevojat për rekrutim;
  3. Sigurohet që stafi i ri në pozicionin Specialist Shërbim Klienti merr trajnimin e nevojshëm për proçesin e kredisë për individë;
  4. Mbështet degët/agjencitë në sistemet e brendshme për proçeset operacionale lidhur me kreditimin e Kredive për Individë;
  5. Sigurohet për punonjësit e Agjencive për Kredinë për Individë se kanë të gjitha pajisjet e nevojshme për kryrjen e punës;
  6. Kryen kontrolle të brendshme rastësore lidhur me dosjet e kredive të disbursuara/apo proçeseve të ndjekura, për të siguruar implementimin e politikave dhe proçedurave në fuqi;
  7. Kryen kontrolle të vazhdueshme të hapjeve dhe mbylljeve të Agjencive, përfshirë këtu edhe kontrollet e balancës së arkave;
  8. Zgjidh dhe adreson në kohë reale shqetësimet/kërkesat e klientëve sipas proçedurës së ankesave të klientëve.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në pozicione të ngjashme;
  3. Energji, dinamizëm, ambicie për të zhvilluar një karrierë të suksesshme;
  4. Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve një herësh;
  5. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike.

Si të aplikoni:
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin deri në datë 08 gusht 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top