• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Mjekësor (Laborant Dentar)

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Mjekësor (Laborant Dentar) për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend.


Përgjegjësitë kryesore:


  • Promovon dhe menaxhon ciklin e shitjeve për produktet dentare të kompanisë tek klientët;
  • Identifikon nevojat e klientëve dhe i përmbush me sukses;
  • Mirëmban marrëdhënien me klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj;
  • Raporton në mënyrë periodike tek supervizori i tij/saj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare (e preferueshme në Mjekësi Dentare);
  • Njohuri dhe eksperiencë e mëparshme pune në këtë sektor (përbën avantazh);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (kryesisht Word-Excel);
  • Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues Mjekësor (Laborant Dentar);
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;



Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top