• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Finance

ATDG_Cover.jpg


Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:


Drejtor Finance


Përshkrim i përgjithshëm

Drejtori i Financës është përgjegjës për drejtimin e të gjitha aspekteve financiare dhe operacionale në kompani. Drejton, koordinon, administron dhe planifikon kontabilitetin dhe buxhetin e kompanise.


Detyrat dhe Përgjegjësitë
:



  • Drejton dhe monitoron të gjitha aktivitetet financiare, duke marrë kontrollin e përgjithshëm të funksionit kontabël të kompanisë;
  • Harton, zbaton dhe monitoron proçedurat e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat;
  • Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve;
  • Koordinon dhe kontrollon stafin në varësi, në përgatitjen e pagave dhe benefiteve për të githë punonjësit e kompanisë;
  • Merr pjesë në prokurimin dhe miratimin e blerjeve;
  • Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur;
  • Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë;
  • Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulence ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si edhe rekomandimeve;
  • Mbikëqyrë investimin e fondeve, menaxhon rreziqet, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës;
  • Mbikëqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit Gjithëpërfshirës vjetor financiar të kompanisë;
  • Përcakton dhe zbaton sipas sektorëve objektivat, politikat, procedurat financiare, në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata;

Kualifikimet dhe Aftësitë:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet;
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si Drejtor Finance;
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
  • Të njohë shumë mirë dokumentacionit financiar si dhe legjislacionit në lidhje me fushën e hoteleri turizmit;
  • Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’, “Finance 5” dhe “Alfa”;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;

Shënim: PREFEROHEN APLIKANTE QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT

Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.al; Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.




Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top