• Tirane, ofroj vend pune Oficer/e i Mbledhjes së Borxhit

EPPC Albania kërkon një Oficer/e të Mbledhjes së Borxhit për klientin e saj, një ndër institucionet financiare më të njohura në treg.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Ndërton, mirëmban dhe zhvillon një data bazë kërkimore për të identifikuar borxhet e papaguara ;
  • Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientët nëpërmjet telefonit dhe takimeve të drejtpërdrejta;
  • Negocion afatet e pagesave ose planifikon realizimin e tyre;
  • Trajtoni pyetje ose ankesa duke trajtuar dhe zgjidhur problemet;
  • Zhvillon plane specifike të bazuara mbi marrëdhënien e besimit me debitorët kur është e mundur për të shmangur krijimin e detyrimeve në të ardhmen;
  • Analizon kapacitetet ripaguese të klientit duke realizuar një plan pagese sipas udhëzimeve dhe politikave të kompanisë;
  • Ofron këshillim financiar dhe shërbim klienti cilësor.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Eksperiencë në mbledhjen / rikuperimin e borxheve;
  • Të ketë iniciativë dhe të orientohet drejt rezultateve;
  • Të jetë konfident, fleksibël, elokuent dhe entuziast;
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe brenda afateve;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze dhe paketën MS Office.

Të dhënat:

Pozicioni: Oficer/e i Mbledhjes së Borxhit;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20.07.2019

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top