• Tirane, ofroj vend pune FRANCHISE DEVELOPER

PROFILI I KOMPANISE
RE/MAX Albania & Kosova është pjesë e rrjetit franchise më të madh botëror në fushën e Pasurive të Paluajtshme. Me seli në Tiranë, dhe e shtrirë në Shqipëri dhe në Kosovë,
kompania ka aktualisht 18 Agjensi të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, dhe më shumë se 170 Konsulentë Imobiliarë.

Në përmbushje të objetivave të saj, për zgjerimin e mëtejshëm dhe rritjen e rrjetit të zyrave të saj, kompania kërkon të punësojë profesionistë me eksperiencë,
për pozicionin mëposhtme:


  1. FRANCHISE DEVELOPER
DETYRAT KRYESORE
· Të asistojë Brokerat e rinj, prej momentit kur bëhen pjesë e kompanisë, me ndërtimin e një zyre optimale në përputhje me standartet e brandit
· Të kontrollojë në terren dhe të udhëzojë Brokerat për ngritjen e zyrës
· Të organizojë takime periodike javore me Brokerat për tju shpjeguar objektivat dhe treguesit kryesore të performances së zyrës
· Të zbatojë një Plan monitorimi dhe mentorimi për cdo zyrë, me focus rritjen e biznesit të zyrës dhe forcimin e prezencës në zonë
· Të mundësojë për cdo Broker të gjitha instrumentat dhe strategjitë e zhvillimit të biznesit dhe të sigurohet që ato implementohen saktë prej Brokerave
· Të vlerësojë dhe të analizojë në total, treguesit kryesorë të performances së biznesit të zyrës dhe të propozojë plan zhvillimi dhe përmirësimi për seilën prej tyre.
· Të koordinojë në mënyrë strategjike, që objektivat e secilës zyrë me kapacitetet e brendshme dhe në harmoni me objektivat rajonalë.

AFTESITE E KERKUARA
· Të ketë përfunduar studimet e larta
· Të njohë mirë gjuhën angleze
· Të ketë eksperiencë punë të ngjashme, minimumi 5 vjet;
· Të jetë I gatshëm të udhëtojë për arsye pune dhe të ketë Dëshmi aftësie të tipit “B”

Të interesuarit mund të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi, në adresën [B]hr@remax-albania.al[/B]
 


Apply
Back
Top