• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Sigurisë së Cilësisë Ushqimore

CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Menaxher i Sigurisë së Cilësisë Ushqimore

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të zhvillojë, organizojë dhe të mbikëqyrë zbatimin e programeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të cilat janë të hartuara për të përmbushur planet operative, pritshmëritë e konsumatorëve dhe përputhshmërinë ligjore.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Verifikon zbatimin korrekt të Sistemit të Integruar të Cilësisë, Ambjentit dhe Sigurisë.
  • Përditëson procedurat e Kompanisë dhe të Manualit të Integruar të Cilësisë, HACCP.
  • Identifikon, përditëson dhe verifikon ligjet dhe normat në lidhje me Sigurinë Ushqimore dhe Cilësinë.
  • Përgjegjës për përditësimin e specifikave të KORE dhe Normave Ndërkombëtare ISO,OHSAS.
  • Përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e një programi të monitorimit të cilësisë së ujit.
  • Hap / mbyll veprimtaritë korrigjuese / parandaluese të dokumentuara.
  • Kryen auditimin e brendshëm të QA për produktet dhe proceset & auditime referuese për auditet e jashtme.
  • Siguron që dokumentet të cilat kanë nevojë për certifikim janë të plota dhe të sakta.
  • Siguron zbatimin e saktë të normave ISO, ndjekjen e sistemit dhe përditësimin e dokumentacionit.
  • Drejton dhe koordinon pajtueshmëri me të gjitha standardet e aplikueshme të tilla si; ISO 9001, si dhe kërkesat e tjera.
  • Zhvillon programet e përcaktuara për Sigurinë Ushqimore dhe Cilësinë.
  • Zbaton / modifikon kërkesat lidhur me mbrojtjen e burimit të ujit.
  • Siguron zbatimin e procedurave emergjente në fuqi.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Kimi Industriale.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në Manaxhim Cilësie në industri ushqimore (preferohet në pijet e buta).
  • Njohuri të forta të standarteve të cilësisë së industrisë për prodhimin e produkteve ushqimore dhe pijeve.
  • Njohuri specifike të të gjitha kërkesave dhe standarteve ligjore vendore dhe ndërkombëtare të cilësisë së ujit, materialeve të para etj.
  • Njohuri të forta të Standarteve ISO.
  • Aftësi shumë të mira organizative, ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Njohuri të programeve Microsoft Office.
  • Njohuri të mira të gjuheve English/Italian.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 14 Korrik 2019. Lutemi që si subjekt të e-mailit të vendosni titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top