• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë në Njësinë e Administratës

Qëllimi i Punës

Siguron se të gjitha proçeset e blerjeve në kompani kryhen sipas politikës dhe proçedurës në fuqi, duke siguruar vlerën sipas buxhetit të aprovuar. Siguron pajisjen dhe funksionimin në çdo kohë të ambjenteve dhe mjeteve të punës për stafin.

Përgjegjësitë e Pozicionit:


  1. Analizon/Kërkon në mënyrë të vazhdueshme tregun dhe propozon orientimin për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe reduktuar kostot administrative;
  2. Manaxhon databazën e kontakteve me palët e treta duke ndërtuar marrëdhënie profesionale dhe të besueshme mes palëve;
  3. Kryen proçeset e prokurimit sipas Politikave të aprovuara të Prokurimit, duke siguruar që marrja e shërbimeve të kërkuara nga kompania plotëson standarde të larta cilësie, afatet e dorëzimit etj. Dokumenton të gjithë proçesin e prokurimit deri në lidhjen e marrëveshjes mes palëve;
  4. Mbështet organizimin e evenimenteve/trajnime duke siguruar që të gjitha mjetet e nevojshme (asetet e nevojshme, dreka, etj) janë mundësuar brenda standardeve dhe kohës së kërkuar;
  5. Mirëmban kërkesat dhe plotësimin e tyre në lidhje me “Mjetet e Punës”, duke përfshirë inventarizimin e magazinës dhe përgatitjen e raportit të shpenzimeve mujore;
  6. Manaxhon proçesin e furnizimit dhe shpërndarjes së mjeteve kancelarike në të gjitha degët e NOA sipas politikave në kompani duke rakorduar me Departamentet përkatëse kostot e këtij shërbimi;
  7. Manaxhon proçesin celular që i ofrohet punonjësve duke ndjekur me institucionin përkates çdo rast problemi që identifikohet për këtë shërbim përfshirë këtu edhe përgatitjen e raportit të konsumit mujor të stafit;
  8. Përgatit raporte të ndryshme lidhur me proçese të ndryshme Administrative në kompani (shpenzime transporti, shpenzime kancelarike, shpenzime telefonie, utilitare, etj).


Kërkesat për Pozicionin:


  1. Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Minimumi 2 vjet eksperiencë në fushën e administrimit dhe prokurimit;
  3. Person me integritet të lartë;
  4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi & negocimi;
  5. Shumë i saktë dhe i kujdesshëm për detajet;
  6. Aftësi shumë të mira organizative & raportuese.


Si te aplikoni:

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 17 korrik 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim.
 
Back
Top