• Tirane-Vishnje-Baldushk, Shitet Tokë, 6'632m², 40euro/m², në Vishaj 14-km (20min me auto) nga qendra Tiranës me kalim nga Sauku, Stërmas-Picalle-Vishn

Cmimi Euro
265280
SHITET:Tokë, me sipërfaqe 6'632m[SUP]2[/SUP], në rrugën "Vishnje-Baldushk", në fshatin Vishaj 14-km(20min me autovetur) nga qendra e Tiranës me kalim nga Sauku, Stërmas-Picalle-Vishnje dhe me kalim nga ish-kombinati tekstil,Vaqarr-Arbanë është 14.5 km (22min) .
Zona Vishjne-Vishaj-Baldushk: Toka/Trualli gjendet në zonën Vishnje-Baldushk, me kalim nga Sauku, rruga e vjetër Tiranë-Elbasanë me degëzim djathtas në Fashatin Stërmas-Picalle pasi kalon Lumin "Erzen" futesh në zonën e Vishnjes, e cila vjen me pak ngritje dhe krahu tjetr i saj, vazhdim për në Baldushk. Kjo zone ka njohur një zhvillim të vrullshëm në dekadat e fundit, kryesisht në drejtim të ndërtimit të shumë vilave dhe restoranteve të ndryshme. Prona/Toka bën pjesë në mikro-zonën e quajtur Vishaj në një luginë fushore mes kodrave, buzë lumit/përroit "Zhullima" 400m nga aksi i rrugës së asfaltuar Vishnje –Baldushk. Aktualisht, është një ndër zonat e preferuara urbanistike, si për banim dhe qëllime gastronomike-restorante, piknike, shëtitje në natyre, e mirë pozicionuar, e pastër, e gjelbëruar, e integruar dhe lehtësisht e aksesueshme në dy drejtime; si nga ish-Kombinati Tekstil, Vaqarr-Arbane dhe nga Sauku- TEG-Stërmas-Vishnje.
Pozicioni/Pamja e Truallit: Toka/Prona në shitje gjendet 14-km(20-min me autovetur) nga qendra e Tiranës(me kalim nga Sauku-Stërmasi-Vishnje), buzë lumit/përroit "Zhullimës", si dhe 14.5km me kalim nga ish-kombinmati tekstil, Vaqarr-Arbane-Vishnje dhe më pas drejtimi për Baldushk. Toka gjendet 1.7-km nga grupi i lokaleve(Bar-Restorant Shaban Aga, Restorant Vishnje, Vishnja, Visha etj) në Vishnje (në pjesën e ngritur kodër) në aksin Vishnje-Baldushk dhe pa kaluar lumin/përroin e Zhullimës në vendin e përcaktuar si "Tregu i Shpendëve" në Baldushk, në të majtë buzë përroit 400m nga aksi i aslfaltit, në luginën pjesën fushore të përroit, në lagjen Vishaj gjendet toka në shitje. Ndërsa nga Baldushku toka/prona gjendet 10-km larg, pa shkuar në Baldushk, në një mikro-zonë, përgjithësisht të rrafshët, buzë "Zhullimës", e rrethuar me kodra të buta, të veshura me pemë e shkurre.
Toka/prona gjendet midis buzës së lumit/përroit "Zhullimës" dhe rrugës së lagjes/fshatit Vishaj, e rrafshët (sheshtë), uniforme, me një pjerrsi të lehtë (drejt-përroit), e përshtatshme për çdo lloje bimësie dhe peme, si dhe solide, e përshtatëshme për çdo llojë ndërtimesh. Në anën lindore të truallit gjende rruga e lagjes dhe ajo e aksesit në pronë, si dhe nje shtepi e një individi, ndërsa nga ana jugore, jug-perëndimore dhe perëndimore gjendet një parcelë tjetër toke, si dhe përroi i "Zhullimës", ndërsa nga veri-perëndimi dhe veri-lindje gjenden një pronë tjetër tokë-arë. Në këtë mikro-zonë ka vetëm shtëpi dhe vila, si ekzistuese dhe të reja(mbi 45-shtëpi), si dhe disa restorante. Aksesi/Futja ne prone realizohet vetem nga aksi i rruges se asfaltuar Vishnje-Baldushk dhe tek Tregu Shpendeve pa kaluar perroin/lumin Zhullime, kthehesh majtas ne nje rruge lagje me zhavorr dhe 400m larg gjendet prona-toka.

Madhësia, Forma Truallit/Tokës. Sipërfaqa e tokës/truallit në shitje është 6'632m[SUP]2[/SUP] kopmplet e rrafshet, nga të gjitha anët është e rrethuar me rrjetë me shtylla, me kufij të përcaktuar qartë. Trualli ka formë të rregullt drejtkëndore, me parametra të përafërt në gjërësi rreth 55m dhe gjatësi(thellësi) rrethë 125m. Sipërfaqa/relieve i pronës është i rrafshët dhe i rregullt pa deformime dhe gropa, me relievë uniformë, ndërsa aksesi/futja në pronë realizohet nga ana lindore dhe jug-lindje, direkt nga rruga e lagjes/fshatit. Nga pozicioni, prona është gjatë gjithë ditës me diell, me pamje si nga kodrat veri-perëndimore dhe nga lindja. Përmasat dhe pozicioni i tokës/truallit (6'632m[SUP]2[/SUP]) është mjaft i përshtatshëm si për ndërtime; komplese vilash, resorte të ndryshme, e të tjera, si dhe plantacione fruti-kulture, bimë të ndryshme apo çdo lloj aktiviteti tjetër.
Cilësit e Pronës/Tokës e mikro-zona: -në një pozicionin gjeografik majft të mirë dhe zonë të preferuar të Tiranës, -në një zonë të bukur, të butë, me ambjent te gjelbëruar dhe pjesazh të mrekullueshëm dhe jo shumë larg qendrës së Tiranës, -madhësia mjaft optimale prej 6'632m[SUP]2 [/SUP]që mundëson çdo lloje aktiviteti bujqësor dhe blektoral, si dhe për ndërtimin e çdo lloje resorti, kompleksi vilash etj, -me kufij të pronës të përcaktuar qartë, -me infrastrukturë të kompletuar, si rrugore, energjisë, ujit, kanalizimeve etj, -me dokumentacion të rregull hipotekor, -mikro-zona/toka/ trualli me pamje të gjërë, e pyllezuar, e pastër, me mikro-klimë të butë dhe të freskët etj.
Përdorimi mëparshëm e aktual, Destinacionet e mundëshme: Kjo pronë/tokë më përpara është shfrytëzuar për qëllime bujqësore e blektorale, ndërsa aktualisht është djerrë dhe shfrytëzohet si kullotë.
Destinacionet e mundëshme të përdorimit të kësaj prone/toke janë në disa drejtime: -aktivitet bujqësor-blektoral e frutikulturë, pasi toka është pjellore, e rrafshët me pak pjerrësi, mundësi ujitje nga përroi Xhullimes, nga ose me shpime nën tokë me pak investime të arsyeshme-me pusë, -mundësi për t'u zhvilluar si zonë banimi në formën e një blloku vilash, fashati turistik, -mundësi për tu zhvilluar për qëllime turistike-restoracioni-pikniku-argëtimi, duke ndërtuar komleks restoranti, resorte me pishina, me lojra të ndryshme, me ipizëm etj, pasi ndodhet në një mikro-zonë dhe mikro-klime mjaft të pastër, gjelbëruar, me pjesë të rrafshta dhe kodra të pyllëzuara që janë mjaft relaksuese dhe çlodhëse.
Dokumentacioni: Prona/Toka/Arë, në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie, si tokë Arë, Vishaj/Tirane.
Preferencat: Preferohet të shitet vetëm në vlerë monetare, si një e tërë, e pa ndarë në parcela më të vogla, si dhe nuk këmbehet me sipërfaqe ndërtimi, por vetëm në vlerë monetare .
Çmimi i Shitjes: E gjithë sipërfaqa e tokës/truallit prej 6'632m[SUP]2[/SUP], shitet me 40 €/m[SUP]2[/SUP] , i diskutueshëm.
Adresa Pronës: Në rrugën "Vishnje-Baldushk", Vishaj-Përroi i Xhullimës, Baldushk, Tiranë dhe 14-km nga qendra e Tiranës. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
********************* **********
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Min.Shëndetësisë/përball Min.Jashtme, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top