• Tirane, ofroj vend pune DREJTOR I BURIMEVE NJEREZORE

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” të aplikojnë kandiadtë të përshtatshëm për vendin vakant në pozicionin:



Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore


Raporton te: Administratori

Qëllimi i pozicionit:
Përgatit dhe zhvillon funksionimin e të gjitha programeve dhe funksioneve të Burimeve Njerëzore, përgatit strategjinë për trajnimin dhe zhvillimin e personelit, matjen e performancës, procedurat për administrimin e personelit në përputhje me legjislacionin në fuqi, jep asistencë teknike menaxhimit të kompanisë dhe drejtuesve ekzekutivë, interpreton dhe siguron mbështetjen në standarded e Ligjit Shqiptar të Punësimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Përgatit planin strategjik të Burimeve Njerëzore i cili është në të njëtën linjë dhe i mbështetur në planin e biznesit;
  2. Identifikon dhe zbaton praktikat më të mira të burimeve njerëzore me qëllim rritjen e kulturës së bashkëpunimit;Siguron që të gjitha politikat dhe procedurat e B.NJ. janë të përditësuara dhe në përputhje me ligjet në fuqi;
  3. Vendos objektiva afatgjatë dhe afatshkurter për ZMBNJ;
  4. Evidenton në kohë reale domosdoshmërinë e plotësimit të numrit të stafit mobilitetit te stafit brenda institucionit sipas kërkesave të njësive bazë, në përputhje me udhëzimet e MASR dhe me strategjinë e zhvillimit;
  5. Përgatit planin e shpërblimeve, vlerëson planin e Pagave dhe Benefiteve dhe rekomandon përmirësimin e tij me qëllim hecjen në të njëjtën linje me synimin e Grupit Barleti;
  6. Siguron efiçencë ne raportet e punëmarrësve duke këshilluar Drejtuesit lidhur me problematikat e rëndësishme të marrëdhënieve në staf si dhe çështjeve që mund të kenë individë të ndryshëm. Këshillon, ndërhyn, rekomandon dhe zgjidh ankesat e stafit.
  7. Mbikqyr dhe koordinon procesin e seleksionimit dhe rekrutimit të stafit si dhe kryen intervistimet e kandidatëve në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Paneleve Intervistuese. Vepron me profesionalizëm lidhur me cështjet e rekrutimit dhe promovimeve.
  8. Monitoron procesin e performancës dhe këshillon në mënyrë profesionale lidhur me vështirësitë që mund të hasin drejtuesit e departamenteve/zyrave.
  9. Analizon nevojat për trainim të stafit dhe harton kalendarin e trainimeve duke marrë parasysh edhe sugjerimet e Drejtuesve. Menaxhon buxhetin e shpenzimeve.
  10. Harton politikat për promovimin e cilësisë dhe diversitetit në institucion;
  11. Mban marrëdhënie të ngushta me Zyrën e Punës dhe institucionet e tjera shtetërore që kanë lidhje me dokumentacionin e personelit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotëroje master shkencor në shkenca juridike, ekonomike ose në shkencat sociale, grada shkencore Doktor përbën avantazh;
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore minimalisht 5 vite në kompani serioze, të profilizuar dhe me numër të konsiderueshëm punonjësish;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Legjislacionit të Punës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft dhe të jetë i aftë të përpunonjë të dhëna;
  • Të jetë energjik dhe t’i pëlqejnë sfidat;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërvepruese me drejtues dhe punonjës të të gjitha niveleve;
  • Aftësi shumë të mira drejtuese;
  • Aftësi shumë të mira për të motivuar ekipet dhe menaxhuar në të njëjtën kohë projekte të ndryshme;
  • Aftësi për të orientuar, vlerësuar, trainuar e zhvilluar punonjësit duke marrë masat e duhura motivuese, displinuese, korrektuese etj.
  • Aftësi shumë të mira verbale, të shkruar dhe prezantuese;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;



Procedura e aplikimit: Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (një letër interesi dhe një jetëshkrim profesional, CV) pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike: SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore), Rruga “Sami Frashëri”, nr. 41, Tiranë; email: [B]hr@umb.edu.al[/B]
Afati i aplikimit është deri më datë 07 Korrik 2019. Vetëm personat që plotësojnë kriteret e e kërkuara do të njoftohen për një intervistë.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top