• Tirane, ofroj vend pune Administrator (Biznes Agro)

EPPC Albania kërkon një Administrator (Biznes Agro) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.

Kandidati duhet të njohë dhe të jetë i familjarizuar me tregjet e frutave në vend.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përcjell në baza ditore dhe është përgjegjës për operacionet e kompanisë;
  • Kujdeset për ngritjen e performancës së punëtorëve të kompanisë dhe motivon/inkurajon punëtorët në zhvillimin e tyre;
  • Kujdeset për rritjen e efikasitetit të punës në shitjen e produkteve dhe kujdeset për rritjen e prezencës së kompanisë në treg;
  • Realizimi i objektivave të vendosura nga kompania;
  • Njohja shumë e mirë e tregut dhe shfrytëzimi optimal i mundësive që ofron ky treg;
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
  • Raportim i rregullt mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania;
  • Punë të tjera operative.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm/Lartë;
  • Përvojë të mëparshme në këtë fushë;
  • Të jetë i komunikueshëm;
  • Të disponojë leje drejtimi dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
  • Të jetë person i përgjegjshëm dhe me dëshirë për të punuar.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top