• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Shitjesh (Futa-Perime)

EPPC Albania kërkon një Manaxher Shitjesh (Futa-Perime) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.

Kandidati duhet të njohë dhe të jetë i familjarizuar me tregjet e frutave në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Drejton dhe koordinon te gjitha aktivitetet e zonës dhe skuadrës, me qëllim arritjen e objektivave sasiore dhe cilësore te miratuara;
  • Propozon planet e shitjeve dhe vlerëson arritjet e planeve të shitjes për secilën kategori produkti;
  • Kontakton, planifikon dhe realizon takime me klientët ekzistues dhe klientët potencialë;
  • Harton oferta të ndryshme në lidhje me produktet dhe propozon promocione të ndryshme të shitjes;
  • Analizon klientët (shitjet, klientët e rinj, distribucionin, frekuencën e blerjeve, etj.).


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë kryer studimet e shkollës së mesme/të lartë;
  • Njohuri bazike të parimeve të shitjes, marketingut dhe menaxhimit;
  • Njohuri të mira të tregut të frutave dhe perimeve;
  • Aftësi të mira analitike dhe strategjike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Të zotërojë leje drejtimi.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top