• Tirane, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë

Qëllimi i Punës
Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.

Përgjegjësitë e Pozicionit:

  1. Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
  2. Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
  3. Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij/saj me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim pagesën e detyrimit dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit të klientit me NOA;
  4. Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
  5. Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
  6. Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
  7. Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
  8. Raporton në Komitetin e Delinkuencës dhe në Njësinë e Mbledhjes së Kredive lidhur me përpjekjet e kryera dhe rezultatet e arritura për zgjidhjen e kredive në vonesë; mbledhjen dhe organizimin e informacionit të duhur në lidhje me pagesat, humbjet, etj.
  9. Raporton dhe zbaton instruksionet e dhëna nga Drejtori i Degës/Agjencisë dhe/ose Drejtori Zonal i Mbledhjes së Kredive;
  10. Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Kërkesat për Pozicionin:

  1. Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
  3. Aftësi të provuara negocimi;
  4. Aftësi shumë të mira për të kryer analiza për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
  5. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
  6. Aftësi për të menduar në një mënyrë kritike dhe për vendimmarrje.

Si të aplikoni:
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një Letër Motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 02 korrik 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top