• Tirane, ofroj vend pune Drejtuese Finance

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Drejtuese Finance

Pershkrimi i Punes

  • Administron të gjithë kapitalet e kompanisë, monetare dhe fizike, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për të gjithë zinxhirin e proçesit financiar të kompanisë, që nga inventarizimi i të gjithë aseteve, mirëmbajtja, administrimi, vënia në punë me efiçencë të plotë, planifikimet e të gjitha përdorimeve të tyre, planifikimin e investimeve, vlerave monetare etj.
  • Përgatit raportet financiare sipas akteve ligjore në fuqi, rregulloreve dhe bordit të drejtuesve të kompanisë.
  • Bën deklarimet mujore në Institucionin e Tatimeve
  • Shikon raportet përmbledhëse për të përcaktuar bilancet.
  • Përcakton proçedurat për mirëmbajtjen dhe kontrollin e aseteve.
  • Regjistron dokumentacionin ne kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe ben ndjekjen e tyre Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare, raporteve financiare dhe informative;
  • Mbikqyr miratimin dhe përpunimin e të ardhurave, shpenzimet, dokumentet e kontrollit, buxhetet e departamenteve, mirëmbajtjen e llogarive, etj.
  • Zhvillon dhe zbaton procedurat e financës, kontabilitetit, faturimit dhe auditimit;
  • Kontribuon në përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e përfitimeve për të gjithë stafin; Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
  • Analizon rrjedhën e parasë, kontrollin e kostos dhe shpenzimet për të drejtuar udhëheqjen e biznesit;
  • Mbajtja e kartelave te debitoreve dhe kreditoreve dhe te cdo llogarie kontabel;
  • Mbajtja e gjendjes se inventarit te magazines, kartelave te artikujve dhe rakordimi me kontabilitetin;
  • Mbajtja e sistemit te kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabel; M
  • Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, listepagesat, deklarimi taksave/TVSH-së, etj;
  • Përgatitja e dokumentacionit financiar;
  • Menaxhimi i arketimeve dhe pagesave nepermjet sistemit bankar dhe arkes;
  • Analiza te ardhurash dhe shpenzimesh;
  • Ndihmon në koordinimin e të gjitha aktiviteteve me palët e treta për cështjet financiare të kompanisë;
  • Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr stafin e kontabilitetit ne varesi;
  • Bën raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë
  • Zbaton politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanise.

Kualifikime/ Kerkesa:

  • Të ketë perfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë eksperiencë në mbylljen e bilanceve.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune ne profil te njejte
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
  • Te kete aftesi shume te mira ne kontabilitet
  • Te kete aftesi te mira menaxhimi

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:

  • Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
  • Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
  • Te karakterizohen nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
  • Te kene aftesi organizative, kreative dhe te ndihmojne ne dhenien e ideve te reja.
  • Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
  • Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale

Ofrohet pagese konkurruese!

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: [B]apliko@kosmontefoods.al[/B]
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapesire] mbiemer [hapesire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.
 


Apply
Back
Top