• Arkitekt Junior (Tirane)

Studio arkitekture në Tiranë, e cila kryesisht punon me projekte ndërkombëtare kërkon të punësoj Arkitekt Junior. Projektet ku kërkohet të angazhohet kandidati është projekt i nivelit ndërkombëtar. Kërkohet angazhim i plotë dhe profesional. Kandidati do ti bashkohet një grupi arkitektësh që do të punojnë me projektin nga faza konceptuale deri në vizatimet e zbatimit për projektin konkret. Vizatimet do të punohen në gjuhën angleze dhe me programe si AutoCAD, Revit, 3D MAX dhe Photoshop.

Aftësitë:
 Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve si AutoCAD, Revit 3D MAX dhe Photoshop.
 Të ketë aftësi të mira projektuese.
 Të ketë aftësi shumë të mira në përgatitjen e fletëve të prezanitimit të projektit, dhe përpunimit 3 Dimensional.
 Të jetë i/e aftë të përpunojë apo realizojë fletë zbatimi, të punuara në Revit, CAD.
 Të ketë njohuri bazë projektimi apo eksperience pune në përgatitjen e fletëve teknike të zbatimit
 Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze.
 Të jetë i/e gatshëm të punojë me kohë të plotë.

Dokumentacioni:

Dosja duhet të përmbaj dokumentat e mëposhtme sipas përvojës së aplikantit:

- CV në gjuhën shqipe ose angleze, me foto
- Kopje të skanuar të diplomës së shkollës së lartë shoqëruar me listën e notave (nëse ka)
- Kopje të skanuar të diplomave apo çertifikatave të kualifikimeve të tjera (nëse ka)
- Portofolin e punëve në të cilin shprehen qartë punimet e shkollës, punimet personale, punimet në studio të tjera duke cilësuar rolin tuaj, dhe të evidentohen fletët teknike të punuara në Revit ose CAD.
- Letër reference (opsionale)
- Letër motivimi deri në 500 fjalë
Të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë një e-mail duke bashkëngjitur një dosje të vetme aplikimi në format pdf (15mb) në adresën o.raufi@admc-usa.com.

Afati i aplikimit: 25 Qeshor 2019
Fillimi i kontratës: Korrik 2019
 


Apply WhatsApp
Back
Top