• Dizajner Grafik

Departamenti I Marketingut në AGNA GROUP kërkon të punësojë një person në pozicionin Dizajner Grafik.
Kandidati duhet të jetë kreativ, I kujdesshëm ndaj detajeve dhe I aftë tu japë formë ideve.
Nëse mendoni se po flasim për ju,aplikoni tani!

Kjo është një punë kreative që fillon me krijimin e idesë ose konceptit dhe përmban; përshtatje imazhi,kujdesin për përmasat dhe volumet e sakta,fontet, përpunimin grafik dhe gjuhësor,
ngjyrat dhe gjithshka tjetër që përpunohet në bazë të porosisë së klientit si dhe kontrollon çdo detaj mbi imazhet grafike para se të shkojë për print.
Përfundimi dhe dorëzimi brenda afateve kohore të përcaktuara është shumë I rëndësishëm prandaj duhet kujdes që çdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi
dhe brenda këtyre afateve të përcaktuara nga klienti.
Pasi përfundon një punë, bëhet dhe arkivimi në bazën e të dhënave, duke filluar me informacionet grafike që kanë të bëjnë me standardin e ngjyrave të punimit/porosisë,
punimet e kaluara për prodhim/printim, si dhe cdo hollësi teknike në lidhje me to.

Preferohet që kandidati të ketë Diplomë universitare në degën Dizajn ose Arte Figurative dhe të njohë paketën Adobe (Illustrator, Photoshop, Indesign etj.)
si dhe të njohë mirë fotografinë.
Pozicioni kërkon njohuri të mira të paketës MS Office dhe njohuri të mira në përdorimin e Mac.
Eksperiencat e mëparshme si Designer përbëjnë avantazh.
 


Apply
Back
Top