• Tirane, ofroj vend pune Auditor i Brendshem i Larte

Qëllimi i punës:

Siguron përfundimin me sukses të angazhimeve të caktuara të auditit, duke përfshirë planifikimin paraprak dhe aktivitetet e mbylljes. Organizon dhe planifikon aktivitetet e përditshme të auditorëve të tjerë të brendshëm të përfshirë në projekte auditi. Aplikon konceptet e riskut dhe të kontrollit të skenarëve të hasura dhe identifikon çdo çështje të mundshme.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Identifikon dhe vlerëson riskun e kompanisë dhe jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e planit vjetor të auditit të brendshëm;
  2. Kryen proçedurat e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, shqyrtimin dhe analizimin e evidencave, si dhe dokumentimin e proçeseve dhe proçedurave;
  3. Kryen intervista, rishikon dokumente, zhvillon dhe administron pyetësorët, përgatit memo përmbledhëse dhe dokumentat përkatëse;
  4. Identifikon, zhvillon dhe dokumenton çështjet e auditit dhe rekomandimet për përmirësim duke përdorur gjykim të pavarur në lidhje me departamentet/proçeset e audituara;
  5. Sigurohet që konkluzionet e auditit janë të dokumentuara saktë;
  6. Siguron ose ndihmon në ofrimin e trajnimeve dhe udhëzimeve për stafin tjetër të auditit të brendshëm në kryerjen e auditeve dhe çështjeve të tjera të lidhura;
  7. Mbështet Drejtorin e Auditit të Brendshëm në ekzekutimin/projekte të veçanta komplekse dhe konfidenciale të auditit.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare e preferueshme në Audit, Kontabilitet ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet në auditin e brendshëm, auditin e jashtëm, kontabilitet, operacione;
  3. Njohuri shumë të mira të rregulloreve ose ligjeve të Bankës së Shqipërisë përsa i përket subjekteve financiare, jo banka;
  4. Njohuri shumë të mira të Standarteve të Kontrollit të Brendshëm;
  5. Aftësi dhe gatishmëri për të udhëtuar brenda vendit.

Si të Aplikoni?

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 14 qershor 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top