• Sarande, ofroj vend pune Kuzhinier (m/f)

ATDG_Cover.jpg


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA
pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group),
një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Fton profesionistë të aplikojnë në pozicionin e:

Kuzhinier (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm

Kuzhinieri bashkërendon dhe siguron që të gjitha produktet përgatiten, gatuhen dhe shërbehen në përputhje me recetat e standardizuara,
sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
  • Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
  • Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
  • Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;
  • Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
  • Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
  • Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
  • Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
  • Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
  • Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
  • Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
  • Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;
Ofrohet:
  • Pagesë konkuruese
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hr@atdg.al ose të telefonojnë në numrin +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top