• Tirane, ofroj vend pune Dekan i Studentëve dhe Drejtor Ekzekutiv i Qendrës “Youth Ac

ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, kërkon të punësojë personel akademik me kohë të plotë me profilin e mëposhtëm:
Dekan i Studentëve dhe Drejtor Ekzekutiv i Qendrës “Youth Act”
Kandidati fitues do të ketë si përgjegjësi zbatimin e të gjitha detyrimeve që përcaktohen në Statutin e ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” lidhur me pozicionin e Dekanit të Studentëve si dhe detyrimet që burojnë nga Statuti i Qendrës Rinore “Youth Act” lidhur me pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv.

Dekani i Studentëve është personi i cili shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe administratës e personelit akademik nga një anë dhe studentëve dhe komunitetit nga ana tjetër. Ai luan një rol të rëndësishëm në procesin e mësimnxënies me anë të programit të tutoratit duke shërbyer si një Ombudsman i studentëve pranë organeve vendim-marrëse. Dekani i Studentëve drejton, mbikëqyr e bashkërendon punën me zyrat e çështjeve studentore dhe klubet studentore për të zhvilluar programe apo aktivitete jashtë kurrikulës, duke i afruar studentët me jetën aktive profesionale dhe duke e sjellë atë më pranë auditorëve. Për më shumë informacion, të interesuarit mund të vizitojnë faqen http://www.umb.edu.al/.

Drejtori Ekzekutiv i Youth Act Center është përfaqësuesi ligjor i kësaj qendre si dhe personi kyç i krijimit të politikave, strategjive dhe planit të projekteve dhe aktiviteteve të tjera të kësaj qendre. Youth Act është një organizatë rinore, e cila ka në fokus të saj krijimin e programeve sociale, artistike, sportive, etj, të cilat shërbejnë për fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e rolit të tyre në shoqëri. Për më shumë informacion, të interesuarit mund të vizitojnë faqen http://youthact.al.


Kandidatët duhet të përmbushin këto kritere:

  • Të jenë të diplomuar në njërën nga Shkencat: Psikologji, Punë Sociale;
  • Të ketë mundësisht gradën shkencore “Doktor”;
  • Të ketë së paku pesë vjet përvojë në mësimdhënie në profile të tilla si: Hyrje në Punë Sociale, Sociologji, Psikologji Zhvillimi, Psikologji Edukimi, etj.
  • Te ketë përvojë të mëparshme të hartimit dhe drejtimit të projekteve të financuara nga donatorë vendas dhe të huaj;
  • Të ketë përvojë në drejtimin e grupeve të punës;
  • Të jetë njohës i të paktën një gjuhe të huaj.


Kandidatët aplikues, deri në datën 02.06. 2019, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Universitetin Marin Barleti (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Një projekt personal në të cilin të shprehen qartë vizioni në rolin e (1) Dekanit të Studentëve dhe (2) Drejtorit Ekzekutiv të Youth Act si dhe disa propozime konkrete për realizimin e këtij projekti;
  • Një kopje të një: a) projekti të hartuar dhë të financuar nga një donator dhe 2) aktiviteti të organizuar me një grup të rinjsh, në të cilin të paraqiten qartë objektivat e aktivitetit dhe rezulatatet e pritshme ose ato të arritura.
  • Dy referenca.

Informacion i rëndësishëm:
Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për një intervistë individuale me Komisionin adhoc të ngritur për këtë proces përzgjedhjeje.
Kandidatët, pas përfundimit të intervistës, do të njoftohen për një provë të punës me shkrim dhe punës në grup të ideuar për këtë proces përzgjedhjeje.
Kandidatët do të japin edhe një orë të hapur leksioni, në të cilën do të jenë të pranishëm studentë të Psikologjisë dhe Punës Sociale si dhe pedagogë të Departamentit. Kandidati është i/e lirë të zgjedhë personalisht temën që do të trajtojë.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top