usl

  • Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/e

Kerkohet te punesohet Arkitekt/e prane kompanise Usluga sh.p.k

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

· Koordinon dhe zbaton Projektin;
· Perpiloje skedat teknike per secilen nga fazat e projektimit pasi grupi i punës ka percaktuar detyrat e projektimit;
· Asiston në organizimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve;
· Analizon dhe vizaton detajet tip;
· Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit;
· Të jetë në gjëndje të nxjerrë sipas prioriteteve të punimeve dhe fazave të punimeve, zberthimin teknik të projektit arkitektonik (prevetivime dhe raporte teknike);
· Ndertimi i grafikut të punimeve sipas fazave ndertimore;
· Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.


Kualifikimet dhe Aftësitë:

· Të ketë përfunduar studimet master në “Arkitekturë”;
· Të ketë përvojë të mëparshme rreth 4 vjet në Projektim dhe Zbatim;
· Të jetë I pajisur me liçence projektimi për pikat: 1c, 2a/c/d;
· Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup (Vray), 3dMax, Paketa Office, etj.
· Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe Portfol në adresën elektronike export@usluga-al.com
 


Apply
Back
Top