• Elbasan,Me Qera Vilë/Shtëpi, 500m² oborr-agrume, ideale për kopësht-çerdhe fëmijësh, shkolle/kurse gjuhësh, zyra kompanie, studio arkitekt-projektim,

Cmimi Euro
600
Me Qera: Shtëpia-një katëshe me oborrë, ideale për (Kopësht, Çerdhe Fëmijësh, Qendër për Femije me aftësi të kufizuar, Shkollë për Kurse Gjuhësh të Huaj,Për Zyra dhe Studio të Kompanive të Ndryshme, Studio Arktikture-Projektim, Studio Avokatie-Konsulence, Qendër Estetike-Parukeri, Qendër Masazhi, Klinik Dentare-Stomatologjike, Qender Mjeksore Vizitash për Fëmije, Gra... etj); me oborrë/bahçe me agrume, elbasançe me çati, truall 500m[SUP]2[/SUP], njolla ndërtesës e sipërfaqe banimi 150m[SUP]2[/SUP], me 2-dhoma gjumi të mëdha, 1-sogiorno të madhe, me kuzhin-ngrënie më vehte, 1-banjo, 1-hollë/sallon ndënje të brendshëm të bollshëm, 1-veranda përpara hyrjes kryesore, në Lagjen "Sul Paprri" 50m nga rruga "25-Nëntori", në krahun e djathjtë të drejtimit nga posta për tek stacioni trenit, 500m larg qendrës elbasanit dhe250m nga unaza/stacioni trenit, Elbasan.
Zona e rrugës trenit(25-Nëntori) dhe rruga "Sul Paprri": Eshtë një ndër zonat e njohura dhe shumë pranë/ngjitur me unazën e Elbasanit dhe me qendrën (postën qëndrore, pallatin e sportit etj), e pozicionuar në jug-perëndim (krahu/drejtimi për Tirane) të qytetit të Elbasanit. Zonë e vjetër dhe me shumë banorë, e preferuar për banim, me ndërtesa ekzistuese, si dhe shume të reja. Arteriet/rrugët kryesore të kësaj zone janë ato, të cilat fillojnë nga rrethe-rrotullimi i postës qëndrore(pranë pallatit sportit), si rruga 25-Nëntori dhe rruga paralel me të ajo "Sul Paprri", që përfundojnë në unazë pranë stacioni i trenit. Rruga 25-Nëntori një rrugë e gjërë me trotuare dhe me 2-sense qarkullimi, ka në të dy anët e saja, si pallate ekzistuese ashtu edhe shumë pallate të reja, të ndërtuara në vitet e findit, një rrugë me shumë gjallëri dhe aktivitete tregatre e shërbimesh. Ndërsa rruga paralel ajo "Sul Paprri" në fillim të saj/pranë rrethë rrotullimit ka disa pallate të reja, ndërsa në gjithe gjatësin tjetër, deri në unazë dhe në të dyja anët është e dominuar nga shtëpi ekzistuese, si dhe shumë vila e ndërtesa të reja 2-3-katëshe. Kjo është një rrugë karakteristike e vjetër, me avlli dhe porta, jo shumë e gjërë, rrugë e qetë dhe me shumë gjelbërim(oborrë-bahçe me pemë të ndryshme).
Pozicioni i Shtëpisë/Vilës me Oborrë: Shtëpia gjendet në linjën e dytë, si nga rruga 25-Nëntori ashtu edhe nga rruga "Sul Paprri", 50m nga aksi i rrugës "25-Nëntori" dhe 20m nga aksi rr."Sul Paprri", si dhe 500m(7-min këmbë) nga qendra e Elbasanit dhe 250m nga unaza(stacioni trenit).
Futja-aksesi në Vilë/Shtëpi realizohet direkt dhe vetëm nga rruga "25-Nëntori", nëpërmjet një rrugice ndërmjet pallateve ekzistuese, e cila të çon në pjesën me shtëpi individuale. Shtëpia/Ndërtesa është në krahun e majtë të rrugës "25-Nëntori" (në drejtimim nga posta qëndrore/rrrethë rrotullimi për tek stacioni trenit/unazë), pas 2-pallateve gjendet një sheshë nga ku duken portat me avlli. Porta hyrëse në oborre është në mes të murit rrethues(ku nga njëra anë-djathtë është faqe e pallatit me 5-kate dhe ana tjetër vazhdim avllisë dhe porta e një familje tjetër), gjendet në krahun veri dhe veri-perëndim të truallit dhe shtëpisë. Në 3-anët e Shtëpisë/Ndërtesës(veri e veri-lindje, lindje e jug) gjenden ndërtesa/vila të tjera, ndërsa nga njëra anë(perëndim e veri-perëndim) gjendet një pallat 5-katësh. Mikro-zona ku gjendet shtepia/ndërtesa është e qetë, pastër,e sistemuar, e gjelbëruar, terren i kulluar, shume afër qendrës qytetit dhe arterieve/rrugëve kryesore dhe lehtësisht për hyrje/dalje tek Vila/Shtëpia.

Shtëpia/Ndërtesa me Oborre/Truall është e rrethuar në 3-anë me murë/avlli me një lartësi mbi 2m, nga 3-anë, para/hyrja(veri dhe veri-linjde) kufizohet me një familje tjetër me truall/bahçe, nga lindje e jug-lindje ka ngjitur gjithashtu një tjetër familje dhe nga jug e jug-perëndim ka nje murë kufizues të gjatë, ndërsa nga perëndimi dhe veri-perëndimi kufizohet me një pallat ekzistues(para viteve 90-të) 5-katësh. Forma e truallit i përafrohet asaj drejtkëndore(përmasa përafërta 15m në gjërsi dhe 30m gjatë) dhe është me relieve të rrafshët/drejtë, ndërsa shtëpia/ndërtesa është e pozicionuar në anën lindore dhe jug-lindje të truallit, ndërkohë në fund të truallit(jug-perëndim) gjendet edhe një ambjent ndihmës me murë tulle dhe çati, me sipërfaqe mbi 22m[SUP]2[/SUP]. Përpara Shtëpisë/Ndërtesës (brenda avllis/kufizimeve) ka sipërfaqe/hapsirë oborrë, e cila fillon nga porta e madhe hyrëse, ku një pjesë është shtruar me beton(që mundëson parkimin e 3-4 autoveturave) si dhe rrugica e shtruar që të çon tek shkallët e shtëpisë. Oborri/bahçja është e mbushur me mbi 20 rrënjë pemë/agrume(portokalle, limona, mandarina, carace (çerçem)...etj) që fillojne nga hyrja dhe që mbulojne tërë sipërfaqen e truallit duke e kthyer në një sipërfaqe të gjelbëruar. Shtëpia/Ndërtesa 1-katëshe: Gjendet mbi një truall me sipërfaqe mbi 500m[SUP]2[/SUP], njolla ndërtimit 150m[SUP]2 [/SUP]dhe sipërfaqe totale ndërtuar 170m[SUP]2[/SUP]. Shtëpia/Ndërtesa në pjesën më të madhe është ndërtim i ri(përveç një faqe murë-guri) mbi një truall dhe ndërtes ekzistuese(vjetër) është me murë tulle e kuqe, suvaruar brenda e jashtë, tavani/soleta në sipërfaqen më të madhe konstruksion monolit(beton-arme), e mbuluar e gjitha me çati e tjengulla të kuqe formë klasike. Shtëpia/ndërtesa është e tipit karakteristik elbasanase, e ngritur nga niveli i tokës (rreth 1m), nga ku ngjitesh në verandë me 4-shkallë, shtëpia është me kubaturë të lartë(mbi 2.9m), ambjentet me forma të rregullta, me shumë dritë e ajrosje natyrale, me instalime elekrike e hidraulike të kohës, me dy depozita uji....etj. Shtëpia është në gjendje mjaft të mirë, e mirë-mbajtur, e kuruar dhe mjaft e këndëshme, si për banim ashtu edhe për shfrytëzim për aktivitete të ndryshme, pasi ka hollin e madhe dhe pjesët e tjera të bollshme dhe mjaft funksionale në shfrytëzim.
Përbërja/planimetria Shtëpisë: Nga shkallët në fillim gjendet/ndalohet në një verande të bollshme, e hapur, në mbi 15m[SUP]2[/SUP], e rrethuar nga 2-anë nga faqet e mureve të shtëpise, e shtruar me pllaka përmasa mbi mesataren, ngjyrë gri me nuanaca, e cila shërben jo vetëm si platforme para-hyrëse në pjesën e mbyllur, por edhe për të qëndruar, relaksuar dhe shijuar në kohe të bukur bahçen që gjendet përpara me agrume, si dhe për të përfituar nga rrezet e diellit...etj. Nga veranda, nëpërmjet një vetrate-derë të madhe(dur-alumin-xhame opak/qumshti, me derë me 3-kanat, e superluç) kalohet në hollin/sallonin shpërndarës dhe ndenjës, nga i cili kalohet në mënyrë mjaft të lirshme në të gjitha pjesët e tjera të shtëpisë. Holli ka formë drejtkëndore, me sipërfaqe rrethë 25m[SUP]2[/SUP], i shtruar i gjithë me pllaka, përmasa mesatare, ngjyrë klasike në vishnje të errët me nuanca në jeshile, kafe e hapur etj. Gjysma e hollit/sallonit, pjesa në të djathtë kur futesh(krahu i kuzhinës), shërben për ndënje, e mobiluar me kolltuqe dhe tavolin mesi. Në të djathtë kur futesh në holl gjendet kuzhin-ngrënie më vehte, me përmasa relativisht të bollshme (rrrethe 15m[SUP]2[/SUP]), formë katrore, me 2-dritare të vogla nga lindja e jug-lindja për dritë e ajrosje natyrale, e shtruar me pllaka përmasa mesatare, ngjyre gri të hapur, e mobiluar me kuzhinë druri të re, e kompletuar me të gjitha paisjet elektro-shtepiake të kuzhinës, me tavolinë ngrënie etj. Në të majtë të hollit(kur futesh) gjendet pjesa e ndënjes/pritjes, e cila ka formë drejtkendore(mbi 25m[SUP]2[/SUP]), me 2-dritare të mëdha nga jugu dhe jug-perëndimi (bahçja), e shtruar me plllaka ngjyrë klasike si ato të hollit, e mobiluar me kolltuqe dhe tavolinë mesi etj. Kjo hapsirë është koncetutar dhe funksionon si 2-pjesë, ku pjesa e parë më e madhe, nga ku nëpërmjet një ndarje/hapsire në formë harkore kalohet në pjesën pak më të vogël, ku është improvizuar një oxhakë dhe banaku i pijeve dhe orendive etj. Nga dera e hollit(përball saj) kur futesh, duken dyert e dhomave të gjumit, ku në të majtë(në krah të pjesës së ndënjes e pritjes) është dhoma e parë e gjumit, e bollshme, me dritare nga veri-perëndimi(nga ana e portës hyrëse në oborrë), e shtruar me pllaka si të sallonit, pjesërisht e mobiluar(ka një dollap rrobash), e konceptuar për çiftin. Pak në të djathtë(midis dy dhomave gjumit) gjendet banjo-dush, përmasa normale, e kompletuar me të gjitha paisjet dhe aksesorët, dhe funksionale, me aspirator. Në krah të banjos gjendet dhoma e dytë e gjumit, me përmasa të bollshme, e shtruar me të njëjtat pllaka si të sallonit, dritare nga perëndimi(nëpërmjet sallonit), e mobiluar, krevat, dollap, tavolina pune(kompjutri etj), e konceptuar në mobilim për djemë.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të ndryshme(limon...) kryesisht të hapura, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: është e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyre klasike në vishnje të errët me nuanca në jeshile, kafe e hapur, ndërsa kuzhina me pllaka mesatare ngjyre gri të hapur.
Dyert e brendëshme: Të gjitha dyert e brendëshme(përfshire edhe derën hyrëse në sallon) janë prej dur-alumin të bardhë, me xhamë të bardhë-akulli(qumshti), si dhe dritaret vetratë-duralumin, me xham, transparent dhe me grila plastike të bardha.
Cilësit "Shtëpise dhe gjithë Ambjentit me Qera: -pozicioni gjeografik i shtëpsë me oborrë shumë afër qendrës qytetit elbasanit dhe lehtësisht e gjetëshme, -mundësi dhe lehtësi aksesimi(hyrje-dalje) nga arteriet/rrugët kryesore, si me autoveture edhe nga këmbësorët, -mundësi parkimi si brenda oborrit ashtu edhe përpara portës kryesore, -gjendet në një mikro-zone të populluar e me shtëpi-pallate ekzistuese ashtu edhe me pallate të reja, -hapsira e bollshme e oborrit me agrumet krijojnë një ambjent mjaft relaksues dhe çlodhës si për fëmij(të vegjël) ashtu edhe të rriturit, -madhësia dhe hapsirat e brendëshme të shtëpisë mjaft të bollshme e me mundësi përshtatje sipas llojit të aktivitetit, -terreni i rrafshët e i mirë-sistemuar i oborrit dhe pozicioni i shtëpisë mundësojne një shfrytëzim të rehatshëm si për moshat e thyera(të vjetrit), ashtu edhe për ata me aftësi të kufizuar, -porta e madhe hyrëse dhe muri (avllia) kufizuese garantojne një qetësi dhe siguri në shfrytëzim, -pozicioni i shtëpisë me oborre të rrethuar me avlli dhe me shtëpi të tjera private në 3-anë mundësojne një qetësi dhe privatësi në shfrytëzim, -mundësi përdorimi dhe shfrytëzimi të çdo lloje aktiviteti pa shqetësuar dhe pa u shqetësuar nga të tjerët, -ambjenti në përgjithësi/shtëpia është e qetë, pastër,e sistemuar, e gjelbëruar, terren i kulluar, i sigurtë dhe me intimitet e shumë privasi...etj.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe situata aktuale: Shtëpia/Ndërtesa 1-katëshe me oborrë, gjithmone ka qenë e banuar(shfrytëzuar) nga të zotët, ndërkohe ka pak vite që nuk po banohet, pasi të zotët janë larguar nga qyteti, ndërkohë është e destinuar për tu lëshuar me qera, si dhe njëkohësisht është edhe në shitje apo dhënie për ndërtim pallatesh.
Destinacionet e mundëshme të shfrytëzimit. Shtëpia 1-katëshe me oborrë/bahçe mund të shfrytëzohet për shumë destinacione/aktivitete biznesi: por më të volitëshme do të ishin: -për kopësht dhe çerdhe fëmijësh deri në moshën 7-vjeç pasi ka hapsirat si brenda ashtu edhe jashtë-oborrë që realizojnë sigurinë, standartet, dhe komoditetin për një aktivitet të tillë, -mjaft e përshtatshme dhe komode si qendër për fëmijë me aftësi të kufizuar, -ideale për shkollë të kurseve të gjuhëve huaja, -për zyra dhe studio të kompanive të ndryshme, -për laboratorë të kompanive të mëdha ushqimore, -për studio arkitekture-projektimi, -për studio avokatie-konsulence, -gjithashtu mjaft e përshtashme për qendër estetikë-parukeri, -për qendër relaksi-sauna dhe masazhërie, -për klinik dhe laborator dentar-stomatologjik, -për klinikë-qendër vizitash mjeksore, -për laboratore dhe klinikë për kafshët shtëpiake, -për shtypshkronjë e botime të ndryshme, -për punishte me fason rrobaqepsi, këpucari, -gjithashtu mund të shfrytëzohet edhe si bar-restorant tradicional/karakteristik me lulishte agrumesh, -si punishte për prodhime brumi e pije të ndryshme...etj.
Preferencat dhe Kushtet: Preferohet të jepet me qera për afate të gjata mbi 2-vjeçare, për sipërmarrës me mundësi financiare dhe aftësi/eksperiencë profesionale për fushën që do të zhvillojnë. Investimet për përshtatjen e ambjentit sipas aktivitetit përballohen nga qeramarrësi, kërkohet vlera e qerasë së 3-muajve si garanci/depo dhe pagesa e qerasë mujore çdo fillim muaji.
Dokumentacioni: Shtëpia bashkë me ambjentet ndihmëse dhe truallin është me Çertifikat Pronësie si një e tërë dhe për qeranë mbahet kontrate qeraje, jepet me qera në çdo moment.
Qeraja Mujore: Jepet me qera si një e tërë (shtëpia + oborri) në vlerën e 600euro€/muaj neto, ndërsa tatimet(15%) dhe konsumi i ujit, dritave...etj, përballohen nga qeramarrësi. Vlera e qerasë mund të diskutohet në varësi të mënyrës së pagesës.
Adresa: Rruga "25-Nëntori" në krahun e djathjtë të drejtimit nga posta për tek ish-stacioni trenit, 400m larg qendrës Elbasanit dhe150m nga unaza/stacioni trenit, Elbasan. adgss
Cel: 069 62 81 433 . adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball Min.Jashtme, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top