• Koordinator i Qendrës Shqiptare për Çështje Publike

Në Grupin Barleti , ku si shtyllë kryesore qëndron SHLUJ ‘Universiteti Marin Barleti’, funksionojnë njësi të ndryshme kërkimore – shkencore si institute e qendra, të cilat nëpërmjet projekteve të shumta krijojnë kushte të favorshme për studentët dhe stafin akademik që ata të zhvillojnë punën e tyre kërkimore-shkencore dhe inovative dhe të bashkëpunojnë për arritje të përbashkëta dhe risi.

Instituti Shqiptar për Çështje Publike (AIPA) është një institucion jofitimprurës i themeluar në vitin 2011 dhe nuk ndjek ndonjë agjendë politike, tregtare, afariste apo fetare. IShÇP angazhohet të ndikojë në procesin e demokratizimit të shoqërisë shqiptare, nëpërmjet përmirësimit të procesit të hartimit të politikave në Shqipëri në nivel lokal dhe qendror, duke rritur kapacitetet dhe duke forcuar pjesëmarrjen e publikut në të gjitha aktivitetet shoqërore me interes publik.

Nëse ju pëlqen dinamika dhe puna në projekte atëherë ju ftojmë të aplikoni për:


Pozicioni: Koordinator i Qendrës Shqiptare për Çështje Publike.

Raporton te: Drejtori Ekzekutiv

Detyrat e Koordinatorit:

  • Mirmban dhe monitoron planet e projekteve, kalendaret dhe ecurinë;
  • Organizon, ndjek dhe merr pjesë në takime me stakeholders (palet e interesuara);
  • Dokumenton dhe përditëson vendimet dhe veprimet e rëndësishme të takimeve;
  • Përgatit materialet/ prezantimet e nevojshme për takime të ndryshme;
  • Sigurohet që afatet e projekteve të respektohen;
  • Jep mbështetje administrative kur është e nevojshme;
  • Merr detyra të ndryshme për projektet sipas nevojave dhe kërkesave nga drejtuesi i organizatës;
  • Zhvillon strategji për zbatim të projekteve;
  • Sigurohet që projektet zhvillohen brenda kornizave të përcaktuara dhe se dokumentacioni i projekteve është përgatitur në mënyrën e duhur;
  • Vlerëson risqet e projekteve dhe ofron zgjidhje kur është e nevojshme;
  • Kryeson dhe lehtëson(ndihmon) takime të ndryshme dhe shpërndan miutat e takimeve tek të gjithë anëtarët e grupit të punës;
  • Krijon kalendarin e projekteve për të plotësuar çdo objektiv dhe qëllim lidhur me projektet;

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
Të interesuarit duhet të kenë:

  • Ekspertizë në fushat e Qeverisjes dhe Politikës (dhe Komunikimit) prej më shumë se 3 vitesh, përparësi përvoja në projekte dhe mësimdhënie;
  • Përvojë pune në organizata të shoqërisë civile në identifikim, shkrim dhe menaxhim projektesh;
  • Të paktën gradën shkencore Master, të preferuar do të jenë kandidatët me gradën PhD të fituar në vendet e BE-sëapo vende të tjera të OECD-së;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale, në të shkruar dhe aftësi të mira prezantuese;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në mënyrë efiçente si në grup ashtu edhe i/e pavaruar;
  • Njohuri të mira në fushën e manaxhimit dhe proçedurave administrative;
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe planifikuese;
  • I/ E aftë të punojë në afate/deadline të ngushta;

Dokumentet e nevojshme për konkurim:

  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë të studimeve universitare dhe pasuniversitare (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit);
  • Listat përkatëse të notave;
  • Dëshmi të gjuhës së huaj (angleze) ose dokument tjetër që vërteton zotërimin e gjuhës përkatëse;
  • Listë botimesh/projektesh;


Procedura e aplikimit:
Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi ku të specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet duhet të dërgohet brenda datës 31.05.2019 pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike: SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore), Rruga e Kosovarëve, nr. 37, Tiranë; email: hr@umb.edu.al




Vetëm personat që plotësojnë kushtet e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’.
 


Apply
Back
Top