• Tirane, ofroj vend pune Konsulent Imobiliar, Century 21 Ring

Century 21 Ring po rekruton konsulentë imobiliarë.


Zyra është pjesë e Century 21 Albania, kompani me përvojë 10 vjeçare në tregun e pasurive të paluajtshme në Ballkan dhe fton të interesuarit të bëhen pjesë e rrjetit më të madh të agjencive imobiliare në Ballkan.


Detyra juaj kryesore është të ndërmjetësoni me sukses transaksionin e shitjes (blerjes) ose dhënies (marrjes) me qira të një prone të paluajtshme si ekspert në një ekip profesionistësh.


Do të kontaktohen për intervistë pas datës 20 maj 2019 vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Apliko me CV tek info@c21ring.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top