• Drejtor i Menaxhimit të Pronës

SD_INVEST_Cover.jpg


“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për punonjës në pozicionin:
Drejtor i Menaxhimit të Pronës

Përshkrimi i përgjithshëm

Drejtor i menaxhimit të pronës, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e Administratorve të rezidencave, në mënyrë që të garantojë mirëmbajtjen dhe funksionimin e ambjenteve të përbashkëta sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Përgatit planin e punës të Administratorve për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës dhe e zbaton atë në objektiva për stafin.
  • Realizon inspektime në njësitë e banimit për riparimet që janë evidentuar nga Administratorët dhe që janë realizuar nga stafi i mirëmbjajtjes duke realizuar shënimet përkatëse për performancët e stafit.
  • Përgatit raporte për mirëmbajtjen e strukturave mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara. Informacione të cilat i përcillen nga stafi i mirëmbajtjes.
  • Realizon takime me banorët, në mënyrë që ato të jenë të kënaqur me shërbimin e ofruar dhe ti ofrojë mbështetje.
  • Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës.
  • Përgatit procedurat e ndërveprimit së sektorit të mirëmbajtjes.
  • Planifikon, rekruton dhe supervizon punën e stafit në varësi.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë, Ekonomise etj.
  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si në sektorin e menaxhimit.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune (mbi 4 vjet) si Menaxher Mirembajtje prone.
  • Të zotrojë ‘’Paketën Office’’.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze, njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.
  • Të ketë aftësi shumë të mira, manaxheriale, organizuese.


Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.06.2020 në adresën email: hr@kodraediellit.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top