• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

EPPC Albania kërkon një Menaxher Shitjesh për klientin e saj, i cili është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të materialeve të ndërtimit në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Monitoron tregun, nevojat e klientëve dhe ofertat e konkurrentëve;
  • Kryen aktivitete shitjeje;
  • Bën propozime për modifikimin e politikave të çmimeve dhe politikave të biznesit nëse është e nevojshme për të arritur qëllimet strategjike;
  • Bashkëpunon në projektet e Marketingut të kompanisë (panaire, promovime, etj.);
  • Planifikon, përgatit dhe realizon evente promovuese;
  • Vlerëson tregun dhe raporton në lidhje me zhvillimet dhe ndryshimet e tij;
  • Raporton në mënyrë periodike tek menaxheri i përgjithshëm.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsim të lartë;
  • Përvojë të mëparshme pune në shitje (përbën avantazh në këtë industri);
  • Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Njohja e gjuhës Angleze përbën avantazh;
  • Të jetë miqësor dhe energjik me fokus shërbimin ndaj klientit.

Të dhënat:


Pozicioni: Menaxher Shitjesh;
Vendndodhja: Tiranë;
Raporton tek: Menaxheri i Përgjithshëm;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse+makinë);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 15.05.2019


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top