• Durres, ofroj vend pune Regjistrues i pikave te shitjeve për qytetin e Durrësit

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


REGJISTRUES I PIKAVE TE SHITJEVE për qytetin e Durrësit

Ky është një projekt në fushën e shitjeve dhe marketingut, i cili konsiston në rregjistrimin e pikave të shitjes në terren, me kohëzgjatje 1-2 muaj.

Nëse jeni të interesuar të nisni karrierën tuaj në një kompani lider në tregun Shqiptar, nëse synoni të përfitoni nga mundësitë që ofrohen për punësim afatgjatë në të ardhmen, jeni të ftuar të bëheni pjesë e këtij projekti.

Në përfundim të projektit, punonjësit të cilët kanë performuar sipas standarteve të kërkuara do të kenë mundësi punësimi në CCBS.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të ketë dëshirë të punojë në terren.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e: MS excel, Outlook.
  • Të banojë në Durrës.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV-së në adresën: hr@cocacola.al, brenda datës 05 Maj 2019.


Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top