• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Zyre

Century 21 Albania kompani me përvojë 10 vjeçare në tregun e pasurive të paluajtshme në Ballkan po kërkon të rekrutojë menaxhere zyre!


Profili i kandidatit:


- Të ketë mbaruar arsimin e lartë
- Preferohet me eksperiencë të mëparshme në menaxhim
- Të jetë bashkëpunues me të tjerët dhe me sens të mirë organizimi
- Të zotërojë gjuhë të huaja (anglisht, italisht, etj).
- Te jetë mbi 30 vjeç


Detyra e menaxheres është të asistojë stafin në ndërmjetësimin e transaksionit të shitjes (blerjes) ose dhënies (marrjes) me qira të një pasurie të paluajtshme. Ndër të tjera menaxherja koordinon punën e stafit dhe asiston në ndërtimin dhe mbarëvajtjen e axhendës së tyre ditore.


Do të kontaktohen pas datës 30 prill 2019 vetëm të përzgjedhurit për intervistë.

Apliko me CV tek hr@c21.al duke shenuar OM ne Subject.
 


Apply WhatsApp
Back
Top