• Tirane, Shitet Apartament 1+1+A+BLK, Kati 1 ,sip 56m² Dyqanin/Marketin ngjitur sip.28m², Cmim 220'000 Euro, në rrugën Idriz Dollaku, 350m nga Fusha Ali Demi

Cmimi Euro
220000
Shitet: Apartament i rinovuar komplet, tipit 1+1 me aneks, ballkon, 1-banjo, përshtatur një dhomë për fëmijë, me sipërfaqe 56m2, kati 1, bashkë me Dyqanin(dhe pajisjet e Marketit) prej 28m2, ngjitur me apartamentin, në rrugën "Idriz Dollaku" 300m nga Fusha "Ali Demi" dhe 350m nga aksi rrugës "A.Demi" zonë e preferuar, qetë, gjelbëruar, e kulluar dhe e pastër,12-minuta në këmbë nga unaza/Lana/Ura Brrylit.
Zona e Fushës "Ali Demi" dhe Rr."Idriz Dollaku" është një ndër zonat e vjetra të Tiranës, me shumë shtëpi private (kryesisht mbi fushë) dhe me shumë pallate të ndërtuara para viteve 1990, ndërsa rruga "Idriz Dollaku", vitet e fundit ka patur një intensitet të lartë ndërtimesh të reja, kryesisht pallate me shumë kate dhe vila e ndërtesa 3-4 katëshe, duke sjellë një rritje të menjëhershme të popullsisë, duke u kthyer një ndër rrugët kryesore, dhe me shumë aktivitet dhe shërbime tregtare. Në Rr."I.Dollaku", me shumë pallate ekzistuese (para viteve 90-të) që nis nga aksi rrugës "A.Demi", vazhdon drejt rreth 250m mbi kthesën/drejtimin e Burgut të Grave, pak në ngjitje, gjendet një bllok me pallate ekzistuese dhe fill pas tyre është ndërtuar një kompleks i ri pallatesh. Kjo rrugë në pjesën më të madhe është e rehabilituar dhe e sistemuar me trotuare e ndriçim, si dhe ka një tërheqje/preferencë dhe popullim të vazhdueshëm. Kjo zonë (e mikro-zona ku gjendet prona në shitje) pozicionohet në pjesën lindore të Tiranës nga krahu i malit të Dajtit, afër dhe lehtësisht e lidhur me qendrën e Tiranës dhe arterien kryesore unazën/Lanën.
Pallati ekzistues 5-katësh, pozicioni: ndërtim i viteve 1984-1985, me tulla të kuqe, i suvatuar, gjendet në të majtë të rr."I. Dollaku", pasi kalohet kthesa e burgut të grave, në pjesën që fillon të ngrihet/ me pak pjerrësi, gjenden një seri pallatesh ekzistuese (3 grupe me nga 3-pallate 5-katësh), rreth 350m(5-minuta këmbë) larg nga aksi i Rr."Ali Demi" dhe stacionit të autobuzit ish-Uzinës tek Fusha "Ali Demi". Gjithashtu është shumë afër me fushën "A.Demi" rreth 300m në vijë ajrore, si dhe me unazën/Lanën/urën e Brrylit është rreth 12-minuta në këmbë(≈1-km). Pallati është i pozicionuar/shtrirë buzë rrugës, me pamje kryesore dhe hyrje (shkallët e pallatit) nga jug-perëndimi(rruga) dhe nga veri-lindje pjesa prapa, ku ka edhe pallate të tjera ekzistuese.
Apartameti: është i tipit 1+1, me një koridor, me 1-banjo, 1-ballkon, në katin parë (pasi ngjitesh me 4-shkallë), me sipërfaqe 55.6m2 i rikonstruktuar komplet, me punime dhe materiale shume cilesore, me instalime elektrike e hidraulike të reja, dyert, dritaret të reja, me pamje/pozicion nga lindja(dhoma gjumit-ballko) dhe jug-perëndimi është dhoma gjumit për fëmijë, pjesa ndënjes, kuzhina dhe tualeti, si dhe komunikimi me shkallë të brendshme me Dyqanin/Marketin ngjitur. Apartamenti është me kubaturë/lartësi normale, i kompletuar dhe mobiluar, me banjo të kompletuar e funksionale.
Përbërja/planimetria apartamentit: Përbëhet nga një koridor hyrës, përmasa normale, formë katrore, i cili komunikon me të gjitha pjesët e tjera. Sa po futesh nga dera kryesore, përballë në të majtë gjendet dhoma e gjumit normale (për çiftin) me dritare dhe pamje nga lindja, e cila ka dalje në ballkonin llozhë, me përmasa pranueshme, me pamje nga lindja. Ndërsa në të djathtë të koridorit hyrës, gjendet dhoma e gjumit për fëmijë, me dritare nga perëndimi. Gjithashtu nga koridori hyrës kalohet në pjesën ndënjes/sogiorno dhe ngrënies, përmasa relativisht të bollshme, në formë drejtkëndore, e mobiluar, me dritare nga jug-perëndimi. Nga pjesa e ndënjes kalohet në një koridor të brendshëm, (drejtkëndor-jo shumë i gjërë), nga i cili kalohet në aneksin/kuzhinë-gatimi, në formë me kënde, i kompletuar dhe funksional, me dritare nga jug-perëndimi. Në këtë koridor gjendet edhe banjo-dush, e kompletuar dhe funsksionale, dritare nga perëndimi. Njëkohësisht nga ky koridor kalohet nëpërmjet shkallëve, të brendshme metalike në Marketin/ Dyqanin ngjitur.
Muret dhe tavanet: Muret janë me suvatim të ri komplet, në përgjithësi të drejta, të lyera me ngjyrë rozë të hapura, të bardhë etj, ndërsa tavanet gjithashtu savatim te ri, patinuar, me korniza ne kendet bashkuese me muret, me ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: e gjitha është e shtruar me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyrë bezhë e hapur.
Dyert e brendshme: prej druri, me kornizë-xham në pjesën e sipërme, ngjyrë kafe e hapur, ndërsa dera e banjos, ballkonit dhe dera e brendshme e komunikimit me Marketin/"Njësinë" duralumin-kafe, me xham opak lart e poshtë, dritraret vetratë-duralumin, ngjyrë kafe.
"Njësia"/Dyqani-Marketi:Me sipërfaqe 27.7m2, me vendodhje para pallatit, ngjitur me apartamentin në shitje, në krah të hyrjes/shkallëve të pallatit, në një terren të pjerrët. Marketi, ka formë katrore, me vetratë-xham(dhe qepena metalikë gri) nga dy anë (në ballore/jug-perëndim, ku është edhe dera hyrëse e klientëve, me pamje nga rruga) dhe në veri-perëndim(krahu i hyrjes së banorëve në pallat). Marketi është me konstruksion mur e arkitrarë betoni, njëra anë (ajo mbështese) është faqa e apartamentin dhe 3-anët e tjera dhe tavani, ndërkohe është i mbuluar me panele-sanduiç. Nga brenda Dyqani/Marketi komunikon me një palë shkallë metalike për tu ngjitur në apartament. Marketi është i kompletuar me të gjitha raftet dhe banakët e dollapët frigoriferikë për tregtimin e të gjitha produkteve ushqimore, si ato koloniale, vajrat, bulmetrat-djathrat, mishin e ngrirë, çokollatat, akulloret, pijet e ndryshme freskuese ejt, si dhe artikujt e fruta-perimeve dhe artikujt e higjenës familjare, detergjentët etj. Marketi gjatë gjithë periudhës së funksionimit dhe aktualisht është i sukseshëm, realizohet xhiro e kënaqshme.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti dhe Njësia/Dyqani-Marketi kanë qenë përdorur nga të zotët, prej më shumë se 15-vite, si dhe aktualisht janë në përdorim dhe shfrytëzim po nga të zotët, ndërsa për arsye të zhvendosjes në një zonë tjetër dhe hapësirë më të zgjeruar, është nxjerrë tashmë në shitje.
Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie më vehte si; Apartamenti (55.6m2 dhe Dyqani/Njësia (27.7m2) .
Çmimi i Shitjes: Shiten të dyja pronat njëkohësisht si Apartamenti dhe Dyqani (përfshirë këtu edhe aktivitetin/pajisjet banakët frigoriferik, raftet etj) me 220'000 Euro/€. në gjendjen që ndodhet.
Adresa:
Rruga "Idriz Dollaku" 350m larg Fushës "A. Demi"dhe 400m larg aksit të rrugës "A. Demi",12-minuta në këmbë nga Ura e BrrylitTirane. adgss
Cel: 0696281433 adgss
******************************************
A&D General Services Studio (
A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa:Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.acioni i Unazës pranë D.Përgjithëshme të Policisë së Shtetit /përball Min.Jashtme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top