• Tirane, Shitet Ambjent biznesi/Market,kati 1,sip.62m²,2'200 euro/m², diskutueshëm, pallat ri 10-kate-Rr,Vllazën Huta & R.Bodinaku, segmenti nga Rr.H.T

Cmimi Euro
136400
SHITET: "Njësi-Tregtare"/Dyqan,me sipërfaqe.62m[SUP]2[/SUP],në katin përdhesë/I-rë, të ngritur me 8-shkallë, buzë trotuarit, në një pallat të ri 10-katësh, brenda unazës qëndrore, në rrugën "Vllazën Huta" 80m larg stacionit/unazës Lanës/tek Ministria e Jashtme, ose 5-minuta në këmbë(300m larg) Sheshit "Avni Rustemi"/Pazarit të Ri.
Zona mbrapa Ministrisë Jashtme/ose Zyrave të Punës/rr."T.T.Koço" e "H.Tasim"...etj: është një ndër zonat e preferuara të Tiranës e mirë-integruar me të gjitha arteriet kryesore urbane dhe zonat e tjera. Kjo zonë (pranë Pazarit Ri, me rrugën "Hoxha Tahsim" dhe rr."Tefta Tashko Koço", Ministria e Jashtëme,...etj) janë mjaft të preferuar për banim, brenda unazës qëndrore dhe afër me Lanën, në terren me pak pjerrësi për largimin e ujrave sipërfaqsorë, e pozicionuar gjeografikisht mjaft mirë në krahun/drejtimin e malit të Dajtit dhe mjaft afër me qendrën e Tiranës. Kjo zonë dhe mikro-zona(ku janë zyrat e shërbimit të punësimit-rruga/"Vllaznit Huta") gjendet afër qendrës dhe është e aksesueshme shumë mirë edhe në këmbë, pasi nuk duhen më shumë se 5-10 min për të mbërritur në qendrën e Tiranës. Gjithashtu, kjo zonë është e kompletuar me të gjitha shërbimet publike, arsimore, shëndetsore, sociale...etj, si dhe pranë kësaj mikro-zone gjenden edhe disa institucione të qeverisë qëndrore si: Ministria e Punëve të Jashtëme, INSTAT, Avokati Popullit, QKB/QKL, Zyrat e Punës për Tiranën...etj. Mikro-zona ku gjendet edhe pallati e "Njësia"/Dyqani në shitje përfshinë rrugën "Vllazën Huta" dhe "Rifat Bodinaku" ose segmenti që lidhe rrugën "H.Tasim" me rrugën "T.T.Koço" deri në Unazë/Lanë, tek Ministria e Jashtme. Ky segment është me disa lloje ndërtesash; me shtëpi të vjetra ekzistuese, me pallate para viteve 90-të, si dhe me disa pallate të reja, është një mikro-zonë me popullsi të dendur dhe me një fluks/qarkullim të njerëzve(këmbësorve), pasi kalojnë nga rr."H.Tasim" tek unaza/Lana dhe e kundërta. Vlersohet si një zonë(mikro-zonë) e mirë populluar, me shumë gjallëri, me plot aktivitete tregtare dhe shërbime të ndryshme.
Pallati i ri 10-katësh, ndërtim i viteve 2004-2005, i pozicionuar në krahun e majtë të rrugës "Vllazën Huta", kur vjen nga rr."H.Tasim" në drejtimin për në unazë/Lanë,(jane 3-pallate të reja njëri-pas tjetrit) me nje kat nën-toke për depoozitat e ujit dhe shërbime të tjera, kati parë/përdhesë (i ngritur me disa shkallë) për aktivitete-tregtare dhe shërbimesh(kryesisht ana/nga rruga "V.Huta") dhe 9-katë banim, me punime cilësore, me 1-ashensor për(4-vetë). Pallati është me pozicion dhe pamje më të madhe në veri-lindje (Dajti) dhe jug/perëndim (krahu Pazarit Ri), i shtrirë në rrugicën "Vllaznit Huta", si dhe degëzimin e rrugicës "Rifat Bodinaku". Pallati gjendet në segmentin(me fluks këmbësorësh) ndërmjet rrugës "Hoxha Tahsim" e "Tefta Tashko Koço", duke vazhduar rrethe 80m mëtej gjendet stacioni i unazës qëndrore buzë Lanës/tek Ministria e Jashtëme,(ose dalje me autovetur në Unazë/Arktitek Kasemi/Brryli), si dhe rrethe 300m(5min në këmbë) nga Sheshi "Avni Rustemi"/ Pazarit të Ri.
"Njësia"Tregtare/Dyqani në Shitje: me një sipërfaqe prej 62m[SUP]2[/SUP], në katin e parë, të pallatit, i cili që në projektim dhe ndërtim ka qenë si "Njësi Biznesi", me hyrje dhe fasadë kryesore nga ana jug-perëndimore(krahu Pazarit Ri) nga është edhe pamja kryesore e pallatit. Futja/hyrja në "Njësi" realizohet nga një palë shkallë(me 8-shkallë), të cilat janë direkt për në Njësin/Dyqanin dhe hyrja është e pavarur nga hyrjet e pallatit. Fasada kryesore "Njësisë" është nga rruga "Vllazën Huta"(jug-perëndim), e cila është në pjesën më të madhe me xham(një faqe/kuadrat vetratë të mëdha xhami, si dhe pjesën hyrëse me 2-anësore fletë xhami dhe një derë xhami në mes. Ndërsa ana veriore(krahu tjetër) i "Njësisë" është nga hyrja e ndërtesës(veriu) ku ka dy dritare të madha(vetrate-duralumini) të përforcuara me hekura(kangjella), ndërsa nga ana veri-perëndimore është faqe muri, si dhe ana lindore është po murë ndarës i brendshëm. "Njësia"është me kubaturë të lartë, me dritë natyrale, me diell, si dhe është lehtësisht e ajrosëshme.
Përbërja dhe Forma "Njësisë"/Pronës: "Njësia" përbëhet nga pjesa/salla kryesore, e cila ka dy zona; -zona e parë ajo ballore(ku futen klientet) sapo futesh nga dera-flet-xhami është zona ku gjenden banakë frigoriferik(kryesisht për artikuj bulmeti), rafte për artikuj të tjerë, fruta-perime etj, në të djathtë është faqe muri/ndarës dhe në sfond të kësaj zone kur futesh është (pjesa mbrapa) vazhdim i pjesës veri-lindore të "Njësisë". Ndërsa në të majtë të zonës hyrëse në menyrë të hapur komunikohet me zonën më të madhe ku gjenden banake dhe rafte për artikujt të ndryshëm ushqimore. Kjo zonë ka një faqe muri(veri-perëndim) dhe dy anët e tjera, ajo perëndimore komplet vetrat-xhami, ndërsa ana veri-lindore murë me dritare të madhe dur-alumin. Përballe hyrjes kryesore/në fund(faqa-murale dhe një dritare e dukshme nga ana veriore) gjenden ambjentet ndihmëse, nëpërmjet një koridori shkohet në dhomën frigoriferike për ruajtjen e produkteve të ndjeshme ndaj temperaturave, produktet e bulmetit (djathi, gjalpi.. etj), si dhe në fundt gjendet tualeti, funksional me përmasa normale. Forma e "Njësise" i përafrohet asaj të bashkimit të 2-drejkëndëshave në brinjët e gjata, por të spostuara/rrëshqitura brinjët pak nga njera-tjetra në 2-3m(pazëll). "Njësia" në pjesën më të madhe ka formë drejt-këndore(me përmasa të për-afërta 7m gjërësi/ballore dhe rrethë 9m gjatësi/thellësi. Ndërsa lartësia/kubatura është mbi 3m, në të gjithë hapsirën funksionale. "Njësia" është e shturar e gjitha me pllaka cilësor përmasa pak mbi mesataren, në ngjyrë gri të hapur me nuanca, muret të drejta, të patinuara dhe lyer ngjyre mente, ndërsa tavani është i drejtë, formë të rregullt, ngjyrë limoni, të kompletuar me ndriçim tavanor. Dyert e jashtme/fasada hyrëse komplet xham(flet-xhami) dhe me qepena metalik, ngjyrë gri, ndërsa një pjesë e fasadës koplet vetrate-duralumini, si dhe faqet e tjera(veriore dhe veri-lindore) kanë dy-dritare të mëdha prej duralumin ngjyrë blu, me kangjella etj. "Njësia" është e paisur me sistem ventilimi, si dhe me kondicionere në murë.
Cilësit "Njësisë"/Pronës: -është në një pozicion gjeografik/mikro-zonë brenda unazës/afër Lanës(blv.Zhan d'Ark/Min. Jashtme) dhe pranë qendrës së Tiranës, -është ambjent me vizibilitet/fasadë(xhami mbi 15m[SUP]2[/SUP]) që mundëson një reklamim, -me përmasa, lartësi mbi 3m dhe formë që mundëson përshtatjen për çdo llojë biznesi, -me dritë dhe ajrosje të bollshme natyrale, -mundësi për ta riorganizuar dhe arreduar ambientin sipas llojit të aktivitetit, -gjendet në një zonë të banuar dhe rrugë të rëndësishme që lidhë "H.Tasim" me Unazën/Min.Jashtme e Brrylin, -në një zonë me popullsi të dendur dhe me disa institucione të qeverisë qendrore, -shumë afër qendrës/sheshit "A.Rustemi"/Pazari i Ri....etj.
Ambjenti për rrethë "Njësisë" Në gjithe linjën e 3-pallateve të reja, nga krahu i rrugës "V.Huta", gjenden njësi/dyqane, lokale, njësi shërbimesh të ndryshme, një mikro-zonë me shumë aktivitete tregtare e shërbimesh, si dhe përballe "Njësisë"(nga jug-perëdnimi) gjendet ndërtesa e zyrave të punës për Tiranën. Mikro-zona aksesohet me autoveture nga rruga "T.T.Koço", nga unaza tek Gjimnazi I.Qemali etj, ndërsa nga këmbësoret aksesohet nga të gjitha drejtimet.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual: Kjo "Njësi" është përdorur që nga ndërtimi si "Njësi Biznesi", si dhe prej shumë viteve dhe aktualisht funksionon si Market (miks –market) për tregtimin e artikujve ushqimore, bulmetit, fruta-perime dhe artikujve të higjenës familjare, kuzhinës... etj. Gjatë gjithë kohës ka qenë një aktivitet i suksesshëm, por për arsye të largimit të një pjese të familjes jashtë vendit është nxjerr në shitje "Njësia" bashkë me aktivitetin.
Destinacionet/shfrytëzimit e mundëshme: Ky ambient mund të shfrytëzohet për shumë destinacione/aktivitete biznesi: si: -vazhdimi i funksionimit si market ushqimore-bulmet-fruta-perime etj, –si dyqan për shitjen e artikujve jo-ushqimore, kaseta filmash e vido të ndryshme, -për tregtim dhe riparim celularësh etj, -për piceri dhe krepëri, -për sallon bukurie e estetike, -si sallon parukerie dhe kozmetike, -për klinikë mjekësore, dentare, dermatologjike etj, -për laboratorë mjekësorë e dentarë, -për zyrë/studio avokatie/juridike.... etj.
Dokumentacioni: "Njësia"/Ambjenti tregtar është me Çertifikat Pronësie, si "Njësi" dhe shitet në çdo moment.
Çmimi Shitjes:Shitet me 2'200 €/m[SUP]2[/SUP], i diskutueshëm.
Adresa: Në rrugicën"Vllazën Huta" & "Rifat Bodinaku", që lidh Rr."Hoxha Tahsim" me Rr."Tefta Tashko Koco" dhe Lanën, pranë Ministrise së Jashtme, ose 300m nga Sheshi "Avni Rustemi"/ Pazari i Ri, Tiranë. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë,përball Min.Jashtme Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top