• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist

EPPC Albania kërkon një Ekonomist për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në sektorin e tregtisë së materialeve elektrike italiane.


Puna e ekonomistit do të konsistojë në disa aspekte të punës brenda departamentit të financës, siç janë: Marrëdhëniet me klientët; Ndjekjen e debitorëve dhe kreditorëve; Marrëdhëniet me organet tatimore dhe bankat; Regjistrime kontabël; etj.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomuar në shkencat Ekonomike;
  • Minimalisht përvojë 1 - 2 vjeçare pune si ekonomist;
  • Përdorimi i NAVISION (e preferuar);
  • Njohja e gjuhës Italiane (e domosdoshme);
  • Përdorimi i MS Office Excel është domosdoshmëri.

Të dhënat

Pozicioni: Ekonomist;
Vendndodhja: Autostradë, Tiranë;
Orari: 40 orë pune në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 10.05.2019.


Si të aplikoni:



Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top