• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Njësisë së Segmentit Agro

Qëllimi i punës:

Përmirëson performancën e biznesit, duke qënë përgjëgjës për zhvillimin e strategjive të segmentit Agro dhe rrjedhimisht produkteve të reja dhe/ose zhvillimin e atyre ekzistuese duke kryer hulumtime të tregut, hulumtim të konkurrencës dhe identifikimin e nevojave të klientëve. Ofron analiza të hollësishme mbi rezultatet e forcës shitëse për agro nëpërmjet manaxhimit të informacionit për palët e brendshme dhe të jashtme duke përgatitur dhe dorëzuar raporte me cilësi të lartë.

Përgjëgjësitë Kryesore:


  1. Sjell energji në proçesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;
  2. Vepron si këshillues i Drejtorit të Zhvillimit të Biznesit në proçesin e ndërtimit të buxhetit vjetor të shitjeve për segmentin agro;
  3. Zbaton strategjinë e zhvillimit të portofolit të klientëve dhe segmentit agro;
  4. Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, hulumtim të tregut në mënyrë që të sjellë produkte të reja agro dhe oferta sezonalë;
  5. Siguron që çdo produkt/ofertë e re është hartuar brenda indikatorëve të përfitueshmërisë të planit vjetor të biznesit;
  6. Monitoron ngushtësisht treguesit kryesorë të performancës së produktit në degë, duke ofruar raporte dhe ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;
  7. Ndërton gjithë infrastrukturën e partnerëve, ndërton partneritete për të rritur shitjen e kredisë agro;
  8. Siguron analiza të proçeseve dhe propozon ndryshime sa herë është e nevojshme për të arritur objektivat e agro-s;
  9. Heq pengesat në të gjitha fushat e proçesit të shitjes, coaching & trajnimin e të gjithë stafit në degë për produktet agro të reja/ekzistuese si dhe zhvillimin e tregut;
  10. Sjell ide dhe angazhohet tërësisht në grupe pune dhe komitete pa kufizim, duke u fokusuar në shitjen e produktit dhe përfitimin.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi, Administrim Biznesi Agro ose të tjera të lidhura me fushën;
  2. Minimumi 5 vite eksperiencë si drejtor dege në institucione të tjera financiare ose 3 vite eksperiencë në një pozicion manaxherial në shitje;
  3. Njohuri të avancuara të produkteve agro;
  4. Aftësi të shkëlqyera organizative & manaxhimit të kohës;
  5. Aftësi coaching & trajnuese të shkëlqyera.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 17 Prill 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top