• Tirane, Administrator per Objektin - Ring Road

SD_INVEST_Cover.jpg


“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:

Administrator për objektin - Ring Road

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Kordionon aktivitetet e ndërtimit me ato të mirëmbajtjes.
  • Menaxhon dhe zgjidh probleme të ndryshme gjatë punës, si ato të marrëdhenieve mes klienteve, të mirëmbajtjes si edhe të raportojë për çdo zgjidhje të dhënë.
  • Kryen faturimin e shërbimeve të administrimit me korrektësi dhe përgjegjësi maksimale.
  • Mbikëqyr projektet e jashtme dhe të brendshme arkitektonike duke sugjeruar zgjidhje praktike dhe estetike.
  • Përgatit raporte mbi problematikat e konstatuara dhe i paraqet ato te Eprori në çdo kohë.
  • Disiplinon përdorimin e ambjenteve dhe sendeve të përbashkëta, në mënyrë që të sigurohet përdorimi sa më i mirë i tyre duke ndikuar në cilësinë e shërbimeve e të jetuarit në komunitet.

Kualifikimet dhe aftësitë:


  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm. Përbën avantazh Arsimi i Lartë.
  • Të ketë kryer trajnimin mbi administrimin e ambjenteve të përbashkëta.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve elektrike dhe hidraulike si dhe çdo aspekt tjetër që ka lidhje me mbarëvajtjen e mirëmbajtjes.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë të ngjashme.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxheriale.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.08.2019 në adresën email: hr@kodraediellit.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top