• Tirane, ofroj vend pune “Menaxher i Operacioneve”, Sektori i Makinave me Qira, Rinas

Log in Albania Sh.P.K eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi duke perfshire Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin; Sherbimet Doganore ne te gjithe territorin e Shqiperise; Operatorin Turistik si dhe distribucionin zyrtar te produkteve Vodafone Albania.

Log in Albania eshte ne kerkim te kandidateve potenciale per rolin “Menaxher i Operacioneve”, per zyrat tona ne Rinas, Sektori i Makinave me Qira.

Qellimi i Pozicionit:
Udheheq punen dhe punonjesit e zyres Rinas ne perputhje te plote me standartet e caktuara te SurPrice Manual Albania dhe te gjitha rregullat dhe procedurat ne fuqi duke synuar arritjen e targetit ne shitje dhe me cilesi te larte te sherbimit ndaj Klientit.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Manaxhon procesin e dhenies me qira te mjeteve tek Klientet ne perputhje te plote me politikat e kompanise dhe duke synuar shitje te produkteve ekstra qe ofron kompania.
  • Menaxhon funksionimin e te gjithe sektorit perfshire mirembajtjen e flotes se makinave dhe lavazhin.
  • Ndjek ecurine e rating dhe synon mbajtjen e tij ne nivele te kenaqshme per kompanine.
  • Propozon ndryshime ne rregullore apo procedura me qellim permiresimin e vazhdueshem te punes.
  • Garanton nivel te larte performance ne zyre dhe permbushje te objektivave brenda afateve te caktuara.
  • Garanton ofrimin e sherbimit me etike te larte profesionale per te gjithe klientet me qellim rritjen e imazhit te kompanise.
  • Realizon analizen ditore te shitjeve per cdo operator shitjesh ne varesine e tij duke analizuar ecurine. Kalkulon bonusin mujor per secilin operator dhe e dorezon tek pergjegjesi i finances brenda afateve te caktuara.
  • Mbeshtet dhe siguron trajnim te vazhdueshem punonjesve te zyres per te rritur cilesine e sherbimit, sa here qe kjo nevojitet
  • Garanton qe stafi ka nje paraqitje te rregullt, te paster dhe veshja e tyre eshte ne perputhje me uniformat perkatese.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.
Kualifikimet dhe Aftesite:
Edukimi: Diplome Universitare ne Administrim Biznesi, Menaxhim apo fusha te ngjashme.
Eksperienca: Minimalisht 3 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme.

Aftesite:
• Aftesi shume te mira komunikuese, motivuese dhe organizuese.
• Aftesi te perzgjedh, te zhvilloje dhe te delegoje efektivisht.
• Te kete aftesi per zgjidhje problemesh
• Te ruaje dhe mbroje konfidencialitetin e informacioneve te kompanise.
• Te punoje me integritet,perkushtim dhe motivim ne interest e kompanise.
• Te jete proaktiv dhe te kete aftesi te marre iniciative
• Njohuri shume te mira ne gjuhen Angleze. Njohja e gjuhes Italiane perben avantazh.
• Zoteron aftesi te mira ne perdorimin e paketes Office dhe programeve kompjuterike.
• Zoteron leje qarkullimi te tipit B.

Procedura e Aplikimit:
Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen hr@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Pergjegjes Operacionesh".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top