• Tirane, ofroj vend pune babysitter, kujdestare për të moshuar, punëtore shtëpie

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare nga data 25 mars deri më 29 mars 2019, në orarin 10.00-15.00, organizon kurs trajnimi falas për:


-Kujdestare për fëmijë.
-Kujdestare për të moshuar.
-Punëtore shtëpie.


Kursi mbahet në Tiranë, Rruga Isa Boletini, pallati Planet X, kati i dytë (pranë kryqëzimit të Selvisë, pallati përballë hotel Vila Verde). Dreka bufe e përfshirë. Pas trajnimit ndërmjetësohet falas për punësim në shërbime në familje brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
Gratë e interesuara për tu regjistruar te kontaktojnë në: 0694346131/0672663140 ose nccs.albania@gmail.com


Trajnimi organizohet në bazë të projektit “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë”, në kuadër të programit ReLoad, i mbështetur nga BE, zbatuar nga UNDP.
 


Contact WhatsApp
Back
Top