• Tiranë-Okazion!!! Shitet Tokë 4'700m², 55 euro/m² diskutueshëm - Ibë e Poshtme - Teatër Kame-Shpella Pellumbasit, 500m nga aksi rrugës nacionale TR-EL

Cmimi Euro
258500
SHITET: Tokë/Truall për ndërtim Shtëpi/Vilë, me sipërfaqe 4700m[SUP]2[/SUP], në Ibë/Ibën e Poshtme, drejtimi për në Pëllumas dhe Resorti Teater Kame dhe vazhdimi për në Shpellën e Pëllumbasit në Lumin Erzen, prona/toka gjendet 500m larg aksit të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan dhe 17-km nga qendra Tiranës/Ura/Lana/Rruga Elbasanit sipas rrugës së vjetër, sipas rrugës së re (autostrada) është 13.5km, ndërsa nga prona deri tek Teater Kame, 1.5-km dhe deri tek Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit/ Gryka e Skorantës është 5-km. Tiranë.
Vend-ndodhja-Zona: Prona/Toka/Trualli, pasi del në Ibë nga aksi i rrugës Tiranë –Elbasan, merr majtas dhe prona gjendet po në të majtë të rrugës "Ibë e Poshtme-Teater Kame-Pëllumbas", në drejtimin të Shpellës së Pëllumbasit. Aksesi/mbërritja në zonë nga Tirana ndiqet linja/aksi i rrugës për në Elbasan,(si rruga ekzistuese ashtu edhe autostrada,e cila ka hyrje dalje në Ibë) duke kaluar nga Sauku, qendra tregtare TEG, në Mullet, Bërzhitë dhe në Ibë (para ngjitjes për në zonën e Krrabës) është drejtimi/kthimi majtas për në Ibën e Poshtme, Resortin Teater Kame, vazhdimi në fashatin Pëllumbas deri tek pika destinacion për turist/eksplorues të natyrës, si ajo e Shpellës së Pëllumbasit/ Shtegu-Gryka e Skoranës. Kjo është një Zonë mikse, me pjesën fushore(shumë pjellore) që gjendet buzë lumit Erzen, me kodrat e buta (të veshura me pemë frutorë, shkurre dhe pyje të larta) në të dy anët e lumit si dhe me majat e larta(malet) që ngrihen menjëherë në distaca jo shumë të larget nga pjesa fushore dhe kodrinore. Zona e Ibës, Resort Teater Kame, Pëllumbasit bëjnë pjesë në luginën e lumit Erzen, e cila është një hapsirë e madhe e rrethuar nga varg-malet e Krrabës (lindje) duke vazhduar me varg-malin që shkon deri tek kalaja e Petrelës(jug-perëndim), ndërsa nga veriu vazhdon pllaja e malit të Dajtit.
Lugina e lumit Erzen, në veçanti hapsira që fillon nga fashati Stërmas dhe Lundër, duke vazhduar me Mulletin, Dobreshë, Bërxhitën, Ibën, Pëllumbas deri në Krrabë dhe krahu tjetër, por pak më larg lumit si ai i Farkës janë vlersuar si një ndër zonat më të mira për të jetuar dhe banuar, pasi ka mjaft cilësi të mira, si nga ana ambjentale, klimaterike, prodhimtarisë, pejsazheve, pastërtisë së ajrit, zonë me shumë diell, me hapsirë të gjërë dhe me shumë frymëmarrje, duke u kthyer edhe si destinacion turistike, eksplorues, për piknikë e argëtim...etj. Kjo zonë e hershme banimi në 10-15vitet e fundit ka njohur një zhvillim të madhë në drejtim të ndërtimit të mjaft restoranteve dhe resorteve prestigjoze, të hoteleve dhe të shumë vilave dhe shtëpive të reja banimi.

Pozicioni/Pamja e Tokës/Truallit: Toka/Trualli për ndërtim/banim apo shfrytëzim për qëllime bujqësore etj, gjendet ngjitur dhe në krahun e majtë të rrugës së Ibës së Poshtme, e cila vjen menjëhere pas daljes në Ibë(para fillimit malores së Krrabës) nga aksi rrugës Tirane-Elbasan. Prona/Toka është 500m larg nga aksi rrugës Tirane-Elbasan (nga dalja në Ibë), ndërsa vazhdimi për në Resortin Teater Kame është 1.5km larg dhe nga Shpella e Pëllumbasit(Gryka e Skoranës) është rrethë 5km dhe nga Tirana, prona/toka gjenmdet rrethe 14km larg.
Kjo zonë/mikro-zona, e cila gjendet/shtrihet buzë lumit Erzen, ku ndodhet edhe toka në shitje, është mjaft e përshtatshme për shumë destinacione, jo vetëm për qëllime bujqësore,blektorale e frutikulturë etj, por edhe për ndërtim shtëpishe, vila dhe resorte të ndryshme. Zona/mikro-zona është një terren që përmban 3-elementë; pjesën fushore për rrethë shtratit të lumit Erzen, pjesën kodrinore(e veshur me pemtari, pyllë-pishe dhe shkurre) dhe pjesa e lartë e varg-maleve(Krrabës, Petrelës, Dajtit ejt). Mikro-zona/vend-ndodhja e pronës/tokës në shitje është në pjesën fushore(rrethë 150m larg lumit), ngjitur me rrugën e asfaltuar dhe me pjesën kodrinore, ku ka një pjerrësi të lehtë, me diell thuajse 90% e ditës, me pamje shumë të gjërë/hapur me horizont të larget, ku nga jug-perëndimi(varg-mali Petrelës), perëndimi (rrjedha-lugina Erzenit deri ku bashkohjet me luginën e Zaranikës, fshati Vishnje në horizont) dhe veri-perëndimi(kodrat e Farkës dhe mali/pllaja e Dajtit, Krujës). Në këtë mikro-zonë krahas shtëpive ekzistuese ka edhe shumë vila/shtëpi të reja, resorte turistike dhe argetuese të ndërtuara në vitet e fundit, duke u kthyer në një zonë mjaft atraktive dhe e preferuar. Kjo mikro-zonë është e studiuar nga ana urbanistike dhe mbi të lejohen të ndërtohen vila me 2-kate mbi tokë plus një papafingo dhe me një koefiçent ndërtimi më shumë se 35%, në varsi edhe të studimeve për kompleks vilash, rezidenca etj.

Madhësia, Forma e Pronës/Tokës/Arës/Truallit. Sipërfaqa e tokës në shitje është 4'687m[SUP]2[/SUP], në formë që i perafrohet asaj drejtkëndore dhe katrore, me përmasa të për-afërta rrethë 60m gjërsia, ndërsa gjatësia rrethë 80m. Prona/toka/trualli është e rrafshët (gjendet në pjesën fushore) me pak pjerrësi, me kufij të mirë-përcaktuar, nga lindja kufizohet me murë betoni në lartësi deri 70cm(ku pronat në liundje janë 2-shtëpi me truallin e tyre), nga veri-lindje kufizohet me një kanal të vogël ndarës (dhe vazdimi janë parcela të tjera arë), nga veri-perëndimi gjithashtu kufizohet me një kanal (vazhdimi disa parcela tokë arë dhe shtrati lumit Erzen), ndërsa nga jug-perëndimi kufizohet nga një pjesë e ngritur toke me disa pemë të larta(lisa), ku janë paralel kanali vadidës dhe rruga kryesore e asfaltuar që lidhë mikro-zonën me aksin e rrugës Tirane-Elbasan. Aksesi/hyrje-dalje në pronë realizohet; si nga ana e rrugës (kryesore të asfaltuar), nga kjo anë toka ka një shtrirje/vijë prej rrethë 60m linear, ku paralel me rrugën dhe përkrye Tokës/Arës kalon edhe një kanal vaditës, i cili edhe aktualisht është funksional, si dhe nga ana lindore ndërmjet një Vile dhe 2-shtëpive. Nga pozicioni, prona/toka është gjatë gjithë ditës me diell, dhe nga ku duket shumë qartë lugina Erzenit dhe kodrat e malet në horizontë në të gjitha anët. Në sipërfaqe prona/tokë është bosh, pa asnjë objekt dhe pa asnjë pemë, shfrytëzohet vetëm për kullotë-faragjere qëllime blektorale. Përmasat dhe pozicioni i truallit është mjaft i përshtatshëm jo vetem per qellime bujqesore, blektorale dhe fruti-kulture, por edhe për ndërtim, ku mund nga 1-Vile me kopshtë të madhë, ose deri në 5-6 shtëpi/vila, të cilat dalin në harmoni me ndërtimet e tjera dhe relievin e mikro-zonës.
Cilësit e Pronës/Tokës dhe Mikro-Zona, Destinacionet e mundëshme: -është tokë/truall e rrafshët/sheshtë me një pjerrësi të lehtë(për kullimin e ujrave sipërfaqsorë) dhe uniforme, -në një mikro-zonë mjaft të preferuar për klimën, ambjentin, pejsazhin, pastërtinë dhe atraksionet turistike që ka në zonë, -në një mikro-zonë e cila ka një zhvillim të vrullshëm në drejtim të vilave, resorteve turistike dhe shtimit të vizitorëve në Shpellën e Pëllumbasit/Grykën e Skoranës, -në një pozicion të preferuar me shumë diell dhe pamje mjaft të gjërë nga 3-anët, si afër edhe në horizont, si pamja luginës lumit Erzen dhe të lartësive të Petrelës dhe pllajës së Dajtit, -madhësia, përmasat dhe forma e pronës prej afërsisht 5000m[SUP]2 [/SUP]mundëson çfardo llojë ndërtimi dhe destinacioni, -me kufij dhe kufizime të përcaktuara qartë, -me lehtësira për hyrje-dalje në pronë dhe shfrytëzim të natyrshëm të një pjese/faqe toke ngjitur (kanali) i cili është paralel me rrugën, me mundësi ujitje-vaditje si nga kanali ashtu edhe mundësi shpimi/puse në thellësin nën 3m nxirret ujë, -me dokumentacion të rregull hipotekor, -me mundësi për tu bashkuar me prona/sipërfaqe të tjera ngjitur për ndërtim kompleks-vilash/rezidenca banimi, -me distanacë jo te largët 500m nga aksi rrugës "Tirane-Elbasan"(që ka hyrje/dalje edhe nga autostrada në Ibë) dhe 14-km nga Tirana, -me infrastrukturë rrugore/arteriet kryesore të rindërtuara(si rruga ekzistuese dhe autostrada Tirane-Elbasan), mund të shfrytëzohet për qëllime bujqesore-blektorale-frutikulture, kultivime dhe mbashtrime të ndryshme, si dhe për qëllime turistike e argetimi-resorte të ndryshme, për qëllime banimi vila e komplekse rezidenciale banimi ... etj.
Shfrytëzimi/përdorimi i mëparshëm e aktual: Kjo pronë/tokë është shfrytëzuar kryesisht për qëllime bujqësore e blektorale-kullotë, ndërkohe nga plani studimor urbasnistik, i ka dhënë mundësin edhe për ndërtim vilash (tipit 2+1;2-kate mbi tokë plus papafingo) me koefiçent ndërtimi mbi 35 % ose kompleks rezidencial.
Dokumentacioni: Prona/Toka/Ara/Trualli në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie në një dokument të vetëm, si tokë arë
Preferencat: Kjo sipërfaqe toke shitet vetëm në vlerë monetare. Preferohet të shitet si një e tërë, por nuk përjashtohet edhe mundësia të shitet e ndarë në parcela më të vogla, por jo më shumë se 2-3-parcela. Kjo sipërfaqe është mjaft e përshtatshme për individë/familje, për ndërtimin e 4-6 vilave, ose për firma ndërtimi për ndërtim kompleksesh rezidenciale banimi.
Çmimi i Shitjes: E gjithë sipëfaqe e tokës/truallit prej 4'687m[SUP]2[/SUP], shitet me 55€/m[SUP]2[/SUP], i diskutueshëm.
Adresa Pronës: Në Ibën e Poshtme, 500m nga aksi rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, 17-km nga Tirana, ndërsa nga Resort Teater Kame, 1.5-km dhe nga Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit/Gryka Skorantës 5-km. Tiranë adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top