• Tirane, ofroj vend pune Audit i Brendshem

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani ndërtimi, po kërkojmë në Tiranë:

Audit i brendshëm
Përgjegjësitë kryesore:



  • Analizon çdo departament të shoqërisë, veçanërisht Departamentin e Financës;
  • Kontrollon, verifikon dhe vlerëson veprimtaritë e departamenteve & punën individuale të punonjësve të shoqërisë për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, proçedurat dhe politikat e shoqërisë;
  • Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditit të brendshëm;
  • Kryen kontrolle dhe verifikime të proçedurave të ndjekura gjatë proçeseve të punës, përpilon raportet përkatëse dhe bën sugjerime;
  • Bashkërendon dhe menaxhon angazhimin e departamenteve apo punonjësve përkatës në proçesin e kryerjes së auditimit të brendshëm;
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë proçesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e shoqërisë;
  • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimeve te meparshme, të miratuara nga Drejtuesit.


Kërkesat e profilit:


  • Diplomë Universitare e Fakultetit Ekonomik, preferohet dega Financë–Kontabilitet;
  • Eksperiencë e mëparshme në Auditim;
  • Njohës shumë i mire i legjislacionit financiar/tatimor;
  • Aftësi analitike dhe raportimi;
  • Aftësi shumë te mira komunikimi;
  • Përdorues shume i mire i Programeve financiare dhe MS Office.


PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte).


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
 


Apply WhatsApp
Back
Top