• Tirane, ofroj vend pune Deputy General Manager (Automotive Industry)

EPPC Albania kërkon një Deputy General Manager për klientin e saj, përfaqësues ekskluziv i një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare që operon në transport-automobilistikë.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Përgjegjës për operacionet e përditshme dhe rentabilitetin e të gjitha departamenteve;
  2. Menaxhimi, përzgjedhja, trajnimi dhe motivimi i punonjësve duke vlerësuar performancën e tyre në punë;
  3. Planifikimi dhe zhvillimi i objektivave të njësisë së biznesit në terma afatshkurtër dhe afatgjatë;
  4. Raportime periodike sa i përket parashikimeve të arritura në nivel departamentesh duke siguruar që janë në përpuethshmëri me parashikimet vjetore;
  5. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët, trajtimi i ankesave i dhe sigurimi i ofrimit të një shërbimi cilësor dhe në kohë nga të gjithë departamentet përgjegjëse;
  6. Sigurimi i respektimit të politikave dhe procedurave të kompanisë nga të gjithë punonjësit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare; (E preferueshme në Administrim Biznes ose Inxhinieri Mekanike)
  • Përvojë e mëparshme në pozicione drejtuese; (eksperienca në industrinë automotive përbën avantazh);
  • Njohuri të mira të servisit, pjesëve të këmbimit etj;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office dhe gjuhës Angleze;
  • Aftësi drejtuese, komunikuese dhe të menduar analitik.

Të dhënat:

Pozicioni: Deputy General Manager;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 28.02.2019.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top