• Tirane,Okazion!Shitet Ambjent Biznes/Njësi,kat 0, Pallat Ri 6-kat,sip.97m², Cmim 88'000€ i diskutushë, rr.Sh.Kuka, te TV.2000 përball Institut F.Bërth

Cmimi Euro
88000
SHITET: Okazion!!! Njësi-Tregtare/Ambjent Biznesi me sipërfaqe 96.8m[SUP]2[/SUP],në katin përdhes, buzë trotuarit, në një pallat ri, 6-katësh, në rr. Shefqet Kuka tek"TV.2000"përballë Institutit të Fizikës Bërthamore, zona Freskut, drejtimi për tek Teleferiku, 150m nga aksi rrugës Dajtit.
Zona Fizikës Bërthamore/Freskut/Teleferiku, Institutet e Veterinarisë dhe Higjenës" Kjo është një ndër zonat me zhvillim mjaft të vrullshëm në 15-vitet e fundit, në drejtim të transofmimit total nga një zone me pak shtëpi dhe repartate ushtarake, në një zonë/qytet, i mirëfilltë banimi, me pallate të reja disa katëshe. Fresku dhe Teleferiku bëjnë pjesë në zonat më të reja të qytetit të Tiranës, ku poullsia është shtuar në mënyrë të menjëhershme, me banore të ardhur nga të gjitha anët e vendit. Ndërtimi i Pallateve të reja është bërë sipas një sistemi urbanistik, por të dominuar në lartësi, duke filluar nga 6-kate deri në 8-10 kate. Në këtë zonë të re të Tiranës, tashmë shkon edhe transporti-urban, linja që niset nga qendra e Tiranës për në porcelan-artistike duke vazhduar deri në thellësi të zonës së Freskut, e cila rrotullohet nga Bunk-Art 2, pranë–Teleferikut, tek Intstituti Fizikës, i Higjenës, deri në zbritje përsëri në qendër të Tiranës. Kjo zonë urbane, tashmë i ka të gjitha shërbimet administative dhe tregtare, shquhet dhe preferohet shumë për ajrin e pastër, gjelbërimin dhe freskllëkun, në veçanti gjatë verës. Kjo zonë vazhdon të mbetet një zonë atraktive për të banuar, jo vetëm nga çmimi i apartamenteve relativisht më i ultë në krahasim me zonat e tjera, por edhe të avantazheve të tjera që ka, duke thithur banorë nga të gjitha anët e vendit.
Pallat i ri 6-katësh i ndërtuar rreth viteve 2010-2012, me pozicion/pamje më të madhe nga Veri-Lindja dhe Jug-Perëndimi, gjendet në një kompleks pallatesh me një oborr (lulishte & parkim) të madh në mes, i cili përshkohet nga një rrugë e brendshme, që lidh rrugën e teleferikut/"Shefqet Kuka") me rrugën "Muhamet Deliu", pallati/kompeksi (ku gjendet prona në shitje) është në linjën e dytë, 25m nga rruga e teleferikut/"Sh.Kuka" dhe 100m nga rr."M.Deliu", si dhe rreth 150m nga aksi i rrugës nacionale (Sh54) për në Dajt, ndërsa nga qendra e Tiranës është 4km(13-min me autoveturë). Pallati është ndërtim i ri cilësor, me 5-kate banim dhe 1-kat, i pari/përdhes sipërfaqe tregtare, ndërsa 2-kate nën-tokë/parkim, me ashensor dhe me administrator, me fasade/hyrje nga pjesa e brendshme/oborri(veri-lindje), në një mikro-zonë të qetë, me mundësi parkimi, lehtësisht i aksesueshëm/gjetshme nga të dyja rrugët kryesore.
"Njësia"/Dyqani në Shitje: ka një sipërfaqe prej 96.8m[SUP]2[/SUP], në katin përdhes (katin parë) të pallatit, me hyrje dhe fasade kryesore nga krahu i oborrit (lulishtja & parkimi)/i rrugës lidhëse, buzë dhe nivel të trotuarit, ku hyrja në "Njësi" realizohet direkt (pa u futur nga hyrja e pallatit). Fasada kryesore "Njësisë" është nga rruga hyrja, e cila është komplet xham (rreth 14m[SUP]2[/SUP]) me dy dyer xhami, në mënyre simetrike (e njëjta fasade xhami) është edhe në krahun tjetër (jug-perëndim) ku gjendet nje verande rreth 10m[SUP]2[/SUP].
Përbërja dhe Forma "Njësisë"/Pronës: Njësia përbëhet nga një pjesë/salla unike, e cila fillon nga fasada/hyrëse (prej xhami) duke vazhduar në krahun tjetër/të kundërt(jug-perëndimor) të verandës. Në brendësi të "Njësisë", në anën e majtë kur futesh, ka edhe një tualet-funksional. Në krahun e djathtë kur futesh në "Njësi"(duke filluar nga gjysma e thellësisë) gjenden dy-kollona, njëra(e para) është shumë afër/ngjitur me murin anësor, ndërsa e dyta(më nga fundi) është rreth 110cm larg murit, të cilat(të dyja) nuk e cënojnë tërësinë dhe volumin e gjithë hapesirës së brendshme, por lejojnë/mundësojnë përshtatjen sipas llojit të aktivitetit. Nga ana e kundërt e hyrjes/fasadës kryesore (jug-perëndim), e cila është simetrike dhe kjo komplet fletë xhami, me një derë xham, gjendet një verandë e hapur rreth 10m[SUP]2[/SUP],( 8m x1.2m) me një distancë nga toka prej 2.5m e lart, e rrethuar me kangjella-hekuri dhe në vazhdim gjendet një lulishte me pemë të larta. "Njësia" është komplet bosh, pa pajisje, me mure të drejta dhe patinuara, me shumë dritë natyrale(merr drite e ajrosje nga të dyja anët, në mënyrë të kryqëzuar) dhe vizualitet nga hyrja/fasada. "Njësia" ka formë drejtkëndore(me përmasa të përafërta 8m gjërësi/ballore dhe mbi 12m gjatësi/thellësi, si dhe lartësia/kubatura është rreth 4.5m, në të gjithë hapesirën funksionale. "Njësia" është e shturar e gjitha me pllaka cilësor, përmasa të mëdha, në ngjyrë bezhë-në gri të hapur, muret të drejta komplet të patinuara dhe lyera me ngjyrë të bardhë, ndërsa tavani është i drejtë, formë të rregullt dhe me instalime për ndriçim tavanor. Dera hyrëse (me 2-kanata) dhe simetrikja/e kundërt e saj, prej fletësh-xhami,(e gjithë fasada xham), ndërsa dera e tualetit prej druri, me ngjyrë mjalti të hapur.
Cilësit "Njësisë"/Pronës:-forma dhe përmasat e saj mundësojnë përshtatjen për çdo lloje aktiviteti, -është ambjent me vizibilitet/fasadë që mundëson reklamim, -buzë trotuarit mundësi të mira vizibiliteti dhe lehtësisht e gjetshme 25m nga aksi rrugës teleferikut/përballe fizikës bërthamore, -me dritë dhe ajrosje natyrale, -mundësi për ta riorganizuar dhe arreduar ambientin sipas llojit të aktivitetit, -pozicioni gjeografik gjendet në një zonë të banuar, pastër dhe të qetë, -mikrozona ku gjendet "Njësia" është e sistemuar, gjelbëruar dhe me mundësi parkimi në ambjent të hapur dhe në parkim privat etj.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual: Kjo"Njësi" është përdorur shumë pak kohe si magazine, por për arsye të jetuarit jashtë Shqipërisë, tashmë është destinuar për tu shitur dhe mund të shitet në çdo moment.
Destinacionet/shfrytëzimit e mundshme: Ky ambjent mundëson shfrytëzimin për çdo llojë destinacioni/ aktiviteti biznesi: si për: -sallon bukurie dhe estetike, kozmetike, -për klinikë mjekësore, dentare, dermatologjike etj, -për laboratorë mjekësorë e dentarë, -për zyrë/studio avokatie/juridike, -për ambjent lodra për fëmije, -për bar-kafe, piceri, kreperi, -për dyqan të artikujve të ndryshëm ushqimore dhe industrial, për punishte të ndryshme, furrë buke.... etj.
Dokumentacioni: "Njësia"/Ambjenti tregtar është me Çertifikatë Pronësie, si "Njësi tregtare", shitet në çdo moment.
Çmimi Shitjes:Shitet me 88'000 €, i diskutushëm, e shitet në çdo moment.
Adresa: Në rrugën "Shefqet Kuka" pranë "TV.2000", përball Institutit Fizikës Bërthamore, tek Fresku, drejtimi për tek Teleferiku, 150m nga aksi rrugës Dajtit. Tiranë.
Cel: 069 62 81 433
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë,/përball Min.Jashtme Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top