• Hidraulik

Agikons_Cover.jpg
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin:


Hidraulik

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Shqyrton planin e ndërtimit me specifikimet e paraqitjes së punimeve hidraulike.
  • Identifikon e mjetet e nevojshme dhe pajisjet e posaçme që janë të nevojshme për realizimin e punimeve hidraulike.
  • Instalon, riparon dhe mirëmban e pajisjet e ujit, tubave si dhe sistemet e ngrohjes së ujit.
  • Realizon mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe komponentëve të tyre.

Kriteret dhe Aftësitë:



  • Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në këtë pozicion.
  • Prefererohen kandidatë që të kenë kryer arsimin e mesëm për profilin Hidraulik.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
  • Të ketë aftësi të shumë të mira planifikuese dhe organizuese.

Kushtet e Punës


  • Orari i punës është nga ora 07:30-16:00 (30 min pushim dreke).
  • Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania

Personat e interesuar të kontaktojnë në numrin e telefonit: 068 40 52 085.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top