• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Kompania Eno-TD, një kompani që operon në Shqipëri në industrinë e gomave dhe të makinave prej vitit 1999 kërkon të rekrutojë
një person në pozitën e Inxhinierit Mekanik

Kërkohet një person me eksperience dhe aftësi të larta teknike për mbikëqyrjen e gjithë anës teknike të Shëbimit të Makinave dhe pjesëve të këmbimit
si edhe të gjithë anës teknike të shërbimit gomisteri.

Disa nga përgjegjësitë kryesore:

  • Inxhinieri Mekanik do te jetë përgjegjës për kontrollin e të gjitha makinerive dhe shërbimeve që kompania ofron për të siguruar cilësinë maksimale për klientin final
  • Kryen kontrolle periodike të makinerive nëpër pikat e serviseve ku operon kompania si, urat, pajisjet e konvergjences, rregullimet e disqeve, vaji, filtra, etj
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjitha mjeteve të kompanisë dhe shërbimeve të nevojshme të tyre
  • Përgjegjës për trajnimin teknik të punonjësve ekzistues dhe atyre që vijnë të rinj për të gjitha pikat e kompanisë në të gjithë vendin
  • Krijon standarted teknike dhe udhëzimet për punonjësit dhe sigurohet që ato ndiqen dhe vihen në zbatim rigorozikisht nga i gjithë stafi teknik I kompanisë
  • Inxhinieri Mekanik do duhet të ndjekë teknikët në kryerjn e shërbimeve, do të monitorojë cilësinë e këtyrë shërbimeve dhe të trajnojë/udhëzojë stafin për përmirësim
  • Siguron qe produktet djhe shërbimet e kompanisë përmbushin kriteret teknike dhe cilësore qe kërkojnë klientët
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Te jetë diplomuar si Inxhinier Mekanik;
  • Të ketë mbi 5 vite eskperiencë pune në industrinë e makinave, serviceve, gomave apo pjesëve të këmbimit
  • Të ketë njohuri baze rreth makinave, pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve të serviceve të makinave.
  • Posedimi i Certifikatave apo Licensave per ushtrimin e profesionit do te konsiderohet kriter preferencial
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuritë bazë në përdorimin e kompjuterit, paketën bazë Office dhe programeve teknike kompjuterike për makinat
  • Të ketë leje drejtimi automjeti

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre (CV, kopje të skanuar të diplomës dhe të licensave nëse ka)
në adresën email marketing@eno-td.com

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 8 Mars 2019
Ju vëmë në dijeni se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Personi i përzgjedhur do mund të fillojë punë menjëherë.
 


Apply
Back
Top